Në Shqipëri dhe gjithë rajonin pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta në viset kontinentale, por mbesin të pandryshuara në viset mesdhetare.
Të premten dhe të shtunën na pret mot paksa i ftohtë në viset kontinentale, me atlernime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Të dielën pritet mot kryesisht stabil dhe pak më i ngrohtë, ndërsa nga e hëna kemi gjasa për ardhjen e reshjeve.
