Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Çfarë është ideale të konsumohet për mëngjes

19:07 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mengjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë e mirë fillon me një mëngjes të mirë! Nëse nuk jeni nga ata persona që hanë mëngjes çdo ditë është koha që të ndryshoni. Konsumimi çdo ditë i një mëngjesi të shëndetshëm mundëson një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, furnizim më të mirë me vitamina dhe minerale, humbje të peshës dhe siguron një funksionim më të mirë të trurit.

Por kujdes, përfitime të tilla vijnë vetëm nga konsumimi i një mëngjesi të shëndetshëm e të balancuar. Kjo do të thotë se kroasantët, drithërat me sheqer të shtuar apo kosi i frutave që blini në market, nuk jua mundësojnë këto përfitime fantastike që vakti i mëngjesit ofron.

Çfarë duhet të hamë për mengjes?

Në vend të tyre ju duhet ta filloni ditën tuaj duke konsumuar një mëngjes që përmban karbohidrate komplekse, proteina, vitamina dhe disa yndyra të shëndetshme. Një mëngjes i tillë, i balancuar do të arrijë të sigurojë që ju të ndiheni të ngopur deri në kohën e drekës .Një nga pjatat që i përmbush të gjitha kushtet e mësipërme është omëleta me perime dhe djathë, e shoqëruar me një tost me avokado.

Në fakt në një studim të publikuar në “ International Journal of Obesity“ u zbulua se personat që konsumonin një vezë në mëngjes humbnin më shumë peshë se ata që konsumonin një kroasant me të njëjtin numër kalorish por që përmban më shumë karbohidrate. Shtojini vezës pak spinaq dhe djathë feta, për të patur një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm, plot me vitamina dhe minerale që do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Kur e shoqëroni këtë pjatë edhe me një tost me avokado atëherë keni arritur perfeksionin. Një studim i publikuar në “Nutrition Journal” zbuloi se të rriturit obezë apo mbipeshë mendonin më pak për ushqimin gjatë ditës nëse në dietën e tyre shtonin edhe gjysmë kokërr avokado.

ideal Mengjesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.