Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë është lindja e planifikuar dhe kur është e nevojshme?

18:37 / May 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lindja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lindja e detyruar në shtatzëni është e parashikuar në disa rrethana për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe fëmijës. Prandaj, ajo ka për qëllim të shpejtojë lindjen, ose ta favorizojë atë pa pritur momentin e natyrshëm. Lindja e detyruar e fëmijës  sigurisht nuk është ëndrra e grave shtatzëna, të cilët në realitet dëshirojnë që çdo gjë të ndodhë natyrshëm, në momentin që fëmija është gati të lindë. Për fat të keq, në disa raste kjo nuk është e mundur dhe prandaj mjekësia vjen në ndihmë për shpëtimin e nënave dhe foshnjave të tyre.

Një lindje e detyruar bëhet kur shëndeti i nënës dhe / ose i fëmijës është në rrezik për një arsye të veçantë. Për këtë arsye mjekët zgjedhin të nxisin lindjen tek gruaja në mënyrë që të inkurajojnë ardhjen në jetë të fëmijës. Lindja e detyruar priret të planifikohet kur shtatzënia arrin 41 javë. Një rrethanë tjetër që parasheh zbatimin e njërës prej këtyre procedurave është shpërthimi i ujërave pa filluar akoma procesi i lindjes. Ka edhe disa patologji të lidhura me shtatzëninë, të tilla si gestoza dhe diabeti gestacional, ku mjekët e paracaktojnë datën e lindjes për të mbrojtur shëndetin e nënës dhe fëmijës. Prandaj, lindja e detyruar zakonisht është e programuar në prani të situatave të veçanta dhe është e rëndësishme që gruaja të informohet në mënyrë adekuate rreth procedurave.

Ka disa procedura që ndihmojnë lindjen e fëmijës. Jo të gjitha përfshijnë përdorimin e medikamenteve. Zakonisht për të shpejtuar lindjen në fund të shtatzënisë, mjekët ndihmojnë në ndarjen e membranave. Është një manovër mjekësore përmes së cilës membranat shkëputen nga sipërfaqja e qafës së mitrës pa i prishur ato. Kjo procedurë mund të kryhet nga një mami ose një gjinekolog. Në mënyrë që të vazhdohet me këtë hap, është e domosdoshme që qafa e mitrës të jetë tashmë pak e hapur. Për disa gra ndarja e membranave mund të jetë e dhimbshme ose shumë e bezdisshme. Qëllimi është që trupi të prodhojë prostaglandinet, që janë hormonet që hollojnë dhe zbusin qafën e mitrës. Në këtë rast lindja duhet të fillojë brenda 48 orëve, ose teknika të tjera të lindjes së detyruar duhet të ndiqen. Një tjetër metodë për të favorizuar fillimin e lindjes është futja, brenda vaginës, e shiritave prostaglandine. Kjo procedurë kryhet në spital. Shiritat në fjalë lëshojnë gradualisht hormonin. Më vonë, gruaja shtatzënë monitorohet vazhdimisht për të vlerësuar shëndetin e fëmijës me kontraktime.

Ka metoda të tjera për të nxitur lindjen dhe për të ndihmuar lindjen në fund të shtatzënisë. Një nga procedurat është kateteri Foley, i cili futet në mënyrë trans-cervike. Pastaj ai arrin pjesën e sipërme të mitrës dhe fryhet. Në këtë mënyrë synohet maturimi i qafës së mitrës. Një tjetër procedurë “manuale” është thyerja e membranave. Kjo metodë praktikohet zakonisht kur lindja tashmë ka filluar, me qafën e mitrës të hapur. Kjo është më e njohur si “këputja e ujërave “, pas së cilës kontraktimet mund të bëhen më të dhimbshme. Së fundmi ekziston oksitocina, një nga metodat më të njohura të lindjes së detyruar. Kjo metodë përbëhet nga dhënia e oksitozinës në formë sintetike, një hormon që mund të stimulojë kontraktimet. Fëmija monitorohet vazhdimisht kur kontraktimet bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

lindja e planifikuar tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vuçiç është një partner i vështirë”/ Rama zbulon arsyen pse ‘Ballkani i Hapur’ u konsiderua një ‘ide e tmerrshme’

22:19 / July 13, 2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

21:59 / July 13, 2026

Terroristët online/ Eksperti Basha: Sulm ndaj vendit, jo vetëm bizneseve. Irani është investuar drejtpërdrejt për këtë goditje

21:21 / July 13, 2026

Shtatzënitë e vonuara/ Alarm global për rritjen e infertilitetit, mjekët: Janë shtuar problemet edhe në Shqipëri

20:59 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.