Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë është “MOSBINDJA CIVILE”, 5 rastet më të bujshme

12:29 / April 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
58652661 1323327947805668 2930374697646292992 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alfred Peza /


Opozita shqiptare ka shpallur Mosbindjen Civile nëpërmjet bllokimit të akseve rrugore, si “strategjinë” e saj të re, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. “Civil Disobedience” është një veprim që shprehet duke mos iu bindur autoritetit qeveritar në bazë të disa parimeve morale, me synim për të nxitur një shoqëri të drejtë.
Historia na mëson se Mosbindjet Civile janë lëvizje të qytetarëve kundër elitave politike. Ndaj asnjëra prej tyre nuk organizohet apo udhëhiqet nga parti apo liderë për qëllime a përfitime politike direkt prej tyre, si në rastin aktual të PD dhe LSI. Këto lëvizje bëhen prej njerëzve, drejtuar nga njerëzit, me qëllim që të përfitojnë njerëzit.

1.- “Salt March” (Marshimi i Kripës)- Këtë emër mori lëvizja në Indi kundër kolonive britanike për të kundërshtuar ligjet e monoplit të kripës. Nisi në mars të 1930, duke shkaktuar një valë të mosbindjes civile, në një marshim që synonte prodhimin e kripës dhe transportin e saj, pa paguar taksat. Britanikët e shtypën me forcë duke arrestuar qindra persona. Lëvizja nuk arriti të gjente edhe mbështetjen e muslimanëve të Indisë.

2.- “Fushata e Extremaduras”- Në Spanjë gjatë zgjedhjeve të vitit 1936, kandidatët e Frontit Popullor kishin premtuar reforma të shpejta mbi tokat. Pa pritur që qeveria të mbante premtimet, fshatarët e papunë filluan të zaptonin pasuri të mëdha duke nisur me 3,000 ferma në provicën e Badajozit, në të cilat u vendosën qindra fshatarë.

3.- “Depresioni i madh”- Në SHBA të viteve ’30, punëtorë të fushave të pambukut e minerave të qymyrgurit u ngritën kundër uljes së pagave e humbjes së vendeve të punës. Lëvizja u shtri edhe në fabrika, ku punëtorët thjesht qëndronin të ulur dhe refuzonin të lëviznin, si një mënyrë paqësore e të protestuarit.

4.- Çmontimi i sipërmarrjeve të padëshiruara- Linja e fast food-it “McDonalds” u mirëprit në shumë vende të Europë, kur nisi të shtrihej në vitin 1970. Franca ishte kundër. Rrjeti tentoi të hapte një degë në Millau më 1999, duke nxitur reagimin e José Bové, një fermer luftarak, i cili e çmontoi atë bashkë me mbështetësit e tij, pak para se ajo të hapej.

5.- Mospagimi i taksës së votimit- Në qendër të Londrës dolën rreth 200,000 protestues. Policia, në mënyrë shumë të pazakontë, doli në anën e tyre. Strategjia e protestës ishte rezistimi me çdo kusht, refuzimi regjistrimit për taksat, kundërshtimi i urdhërave dhe në fund refuzimi i pagesës.

58691842 1323321181139678 6257855001964576768 n

mosbindja civile Salt March
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.