Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çfarë është “vula e vaksinës” që shumë njerëz e kanë në krah?

19:40 / August 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksine 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë njerëz në botë, përfshirë edhe në Shqipëri, kanë në pjesën e sipërme të krahut një ‘vulë vaksine’. Mundësitë janë dy, ose vaksina e Lisë ose ajo e Tuberkulozit. Vaksinë e lisë lë një shenjë rrethore në formën e një monedhe, në formë të sheshtë. Ndërsa ajo e tuberkulozit, është po në formë rrethore por më e ngritur.

Në shekullin e 20-të bota u përball me shumë shpërthime të sëmundjes së lisë. Sëmundja e lisë është virale dhe krijon irritime lëkure dhe temperaturë. Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë një vaksinë kundër virusit.

Pas shpërndarjes masive që iu bë vaksinës së lisë, doktorët kanë deklaruar se virusi është zhdukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej 1952. Dhe në vitin 1972, vaksinat e lisë u hoqën nga kalendari i vaksinimeve. Në vitin 1980, lija u konsiderua një sëmundje e mundur globalisht.

Vaksina e lisë bëhej në një mënyrë unike kundrejt vaksinave të tjera që përdoren sot. Ndryshe nga vaksinat e sotme si p.sh ajo e gripit, vaksina e lisë bëhej në mënyrë unike, përmes një shiringe me dy age që injekton lëndën në brendinë e lëkurës.

Kjo vaksinë bën vrima të shumta në lëkurë dhe kur lënda përhapej në lëkurë, në zonën e injektimit krijohej një flluskë të mbushur me lëng që më pas thahet dhe lë shenjen që shumë njerëz e mbajnë gjatë gjithë jetës. Kjo tregon se vaksinimi ka qenë i suksesshëm.

Në kohërat e shpërthimeve të lisë, pasja e shenjës së vaksinimit sillte përfitime sepse zyrtarët e shëndetit publik e kuptonin lehtësisht se personi ishte i vaksinuar.

Për shembull, zyrtarët e emigrimit në ishullin Ellis në Nju Jork dihet se i inspektonin emigrantët që mbërrinin aty duke u parë krahun, në mënyrë që më pas të pranoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.