TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Ligji për dosjet, Taulant Balla: Dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

11:02 / March 31, 2023

Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama: Një sukses për shqiptarët

10:56 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023

Burri vret gruan në Itali, viktima telefonoi djalin: Babai yt po më lëndon

10:41 / March 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Çfarë fshihet pas mungesës vendimit, për të refuzuar Berishën si kryetar i PD?

21:06 / March 13, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Vendimi i sotëm i KAS që riktheu në KQZ ankimin e Berishës dhe Alibeaj, zbuloi një skandal i cili ju fsheh opinionit publik. Vendimi i KAS zbuloi se komisioneri Ilirjan Celibashi nuk kishte marrë vendim që Berishës nuk i takon të regjistrohet në zgjedhje, dhe po ashtu nuk kishte marrë vendim që grupit të Alibeajt i takon përfaqësimi zyrtar i PD.

Ligjërisht KAS nuk ka gjetur asnjë vendim të komisionerit që të refuzojë kërkesën e Berishës për t’u regjistruar në emër të PD në zgjedhje. Po ashtu dhe për grupin tjetër.

Përkundër kësaj, në opinion publik, Celibashi ka cituar një vendim të ndërmjetëm, që lë të kuptohet se ai ka marrë vendim që Berisha të mos regjistrohet në emër të PD. Në fakt, nuk paska marrë.

Duke mos marr vendim as për Berishën dhe as për Alibeaj, në të vërtetë komisoneri i zgjedhjeve ka shpërdoruar detyrën dhe rrezikon ta fusë procesin e regjistrimit të PD në zgjedhje, në një spirale të rrezikshme të djegies së afateve, duke nxitur debate politike mes tyre.

Përveçse nuk ka marrë vendim, komisioneri ka mbajtur një qëndrim politik dispropocional në raport me dy palët. Për Berishën, për të cilën Gjykata shprehet qartazi që i rrëzohet vendimi i Zhukrit dhe nuk i takon PD, nuk merr vendim, por bën komente politike publike, duke thënë se personalisht mendon se i takon atij të jetë kryetar i partisë.

Për palën tjetër, për të cilën Gjykata shprehet qartazi që i takon drejtimi zyrtar i partisë, kërkon gjilpërën në kashtë, kërkon autorizime, ç’regjistrime, regjistrime, kërkon të nxjerrë ne skenë Lulzim Bashën që të kënaqet Berisha, që ai nuk ka ikur, pastaj të nxisë debate brenda tyre, a thua se paguhet për këtë çështje.

Për të vetmen punë që paguhet, që duhet të marrë vendime, ato nuk i merr, por i lë në rrjedhje të lirë duke ua kaluar të tjerëve përgjegjësinë e vendimeve.

Pra, sot zyrtarisht Sali Berisha nuk është refuzuar si kryetar i PD nga komisioneri i zgjedhjeve, ndërsa palës tjetër që ka fituar në gjykatë zyrtarisht, nuk i është njohur nga KQZ e drejta për të përfaqësuar PD. Mjafton kaq për të kuptuar çdo të thotë të sillesh si komisioner i “Foltores” në KQZ. 

Berishen Mero Baze mungeses
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Ligji për dosjet, Taulant Balla: Dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

11:02 / March 31, 2023

Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama: Një sukses për shqiptarët

10:56 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Lidhjet ruse të Kryemadhit, Taulant Balla: Kanë dalë aksionerët, janë në listën e zezë të SHBA-së

10:49 / March 31, 2023

Burri vret gruan në Itali, viktima telefonoi djalin: Babai yt po më lëndon

10:41 / March 31, 2023

Kandidati i Alibeajt në Lezhë “sulmon” Berishën: Demokratët të mos ikin te streha provokuese e PL-së

10:32 / March 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

VIDEO/ “Një kënd lojërash për moshën e tretë”, befason kryebashkiaku i Kamzës, Suli: Të lozin

11:18 / March 31, 2023

Ligji për dosjet, Taulant Balla: Dy propozime, synojmë ta miratojmë deri në fund të korrikut

11:02 / March 31, 2023

Shqipëri-Bullgari marrëveshje për njohjen e pensioneve, Rama: Një sukses për shqiptarët

10:56 / March 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.