Kur ke një koncert live ndodhin edhe incidente, si kjo e reperes shqiptare Rina Balaj në Zvicër.
Rryma muzikore rep është përqafuar nga shumë këngëtare të reja shqiptare, të cilat madje janë bërë rivale të ashpra me njëra tjetrën.
Një prej tyre është dhe Rina e cila ka performuar në “Alba Festival”, ku u ngjitën në skenë emra të njohur të muzikës si Rita Ora apo Ledri Vula.
Rina dha një performancë të shkëlqyer para një numri të madh të të pranishmëve mirëpo në një moment ndodhi një incident i pakëndshëm. Teksa po këndonte e kërcente, reperja shqiptare u pengua në skenë dhe rrëzua.
Ajo e mori shumë shpejt situatën nën kontroll dhe vijoi performancën pasi bëri një përulje! Videoja po qarkullon në mbarë rrjetin!
