Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çfarë janë Sky dhe Encro Chat? Thirrja nga zv/ministri: Nëse njihni dikë që i përdor ato, qëndrojini larg

09:30 / December 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Besfort Lamallari 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çfarë janë platformat Sky dhe Encro Chat, që kanë tronditur botën e krimit? Besfort Lamallari, zv/ministër i Brendshëm thotë se janë platforma të krijuara për të ofruar anonimitet dhe siguri të informacionit të shkëmbyer, për ata persona që kanë probleme me policinë.

”Fillimisht doli Encro Chat, por me hakimin e tij, pjesa dërrmuese e përdoruesve kaluan në Sky. Këto janë me pagesa shumë të larta. Encro Chat llogaritet të kishte rreth 60 000 përdorues, ndërsa Sky rreth 170 000. Ka pasur 3 milionë mesazhe në ditë vetëm në Encro. Ajo çfarë ndodhi është që në qershor të këtij viti, autoritetet kishin përpunuar 150 milionë mesazhe. Bëhet fjalë për mesazhe të koduara dhe që është e vështirë të kuptohen”, shpjegoi Lamallari.

Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet që ka marrë menjëherë masa me formularët e vetëdeklarimit, ku policët kanë kohë 30 ditë për të treguar se çfarë celulari kanë përdorur.

“Përdorimi i këtyre platformave nuk ka pasur rregullim ligjor në vendet e BE-së, vetëm tani ka nisur. Por, ajo që është e rëndësishme të kuptojmë është që çdo punonjës policie duhet të deklarojë telefonin që përdor. Nëse ka telefon të përdorur që nuk është deklaruar në formular, do të thotë që ka informacion të paplotë. Kjo përbën deklarim të rremë dhe shkak për ndjekje penale. Ata që deklarojnë përdorimin e platformave të tilla, duhet të thonë pse e kanë përdorur. Nëse njihni dikë që i përdor këto platforma, duhet të qëndroni larg tij. Janë platforma që kushtojnë, nuk justifikohet përdorimi i tyre për kapriço të vogla. 1000 euro kushton Encro dhe 1500 euro abonimi 6-mujor”, theksoi më tej zv/ministri.

Besfort Lamallari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.