Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë kanë parashikuar sinoptikanët për javën që vjen

21:20 / August 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diell
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Java e ardhshme do të nisë me diell, por të martën ulen temperaturat sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

“Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale”, kanë parashikuar sinoptikanët për ditën e martë.

Ndërsa nga e mërkura në të premte do të kemi sërish stabilizim të kushteve atmosferike, ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

“Përshëndetje nga SHMU dhe më poshtë po ju njohim me situatën meteorologjike sa i përket javës që presim përpara!

Java nis me ditën e Hënë dhe mot të kthjellët në të gjithë territorin por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji. Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulta.

Gjatë ditës së Martë kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.

Nga dita e Mërkurë deri dhe të Premten parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale”, njofton SHMU.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët”, Balluku nga Fieri në 35-vjetorin e Partisë Socialiste: Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

20:18 / June 9, 2026

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

12:49 / June 9, 2026

Arsimi dhe formimi profesional/ Rama: Mbi 60% e nxënësve punësohen menjëherë

12:47 / June 9, 2026

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.