Dashi
Do keni vështirësi dhe probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni që gjërat të bëhen sipas mënyrës suaj dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret do ndihen mirë edhe ashtu si janë prandaj nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Financat mund të kenë ndonjë përmirësim të vogël, megjithatë ende nuk është koha për të bërë investime të mëdha.
Demi
Nëse jeni në një lidhje, do bënit mirë të hiqnit disa nga zakonet tuaja të vjetra dhe të mendoni të provoni eksperienca të reja me partnerin. Do iu duket sikur keni rilindur. Beqaret do jenë të pakontrollueshëm dhe do bëjnë gjithçka si ta mendojnë për momentin. Në planin financiar do keni një përmirësim të ndjeshëm të situatës dhe do ndiheni më të qetë.
Binjaket
Do iu ndryshojë shpesh humor i gjatë kësaj dite dhe mund të keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin. Më mirë qëndroni pak larg sesa ta acaroni edhe më tepër situatën. As për beqaret nuk është dita e duhur për të filluar histori dashurie. Prisni edhe pak kohë. Me shpenzimet duhet të tregoheni ende të matur. Po e kaloni limitin do keni probleme serioze.
Gaforrja
Ka shumë gjasa që rutina ta pushtojë jetën tuaj sentimentale sot. Secili prej jush do bëjë ato që bën çdo ditë dhe nuk do përjetoni asnjë emocion të veçantë. Beqaret do njihen me disa persona, por nuk duhet të nxitohen të krijojnë menjëherë një lidhje. Njihuni më mirë me ta. Në planin financiar do keni më shumë fat sesa e kishit menduar. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.
Luani
Ata që janë në një lidhje duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi dhe vëmendje personit që kanë në krahë. Dita me shumë fat kjo e sotmja për ata që janë beqare. Mundësitë për të njohur persona interesante do jenë të mrekullueshme, kështu që bëjini sytë katër dhe zgjidhni personin më të përshtatshëm. Financat do vijnë duke u përmirësuar.
Virgjëresha
Shprehini më tepër ato që ndjeni gjatë kësaj dite, nëse doni që atmosfera në çift të ngrohet më shumë. Mos kini as frikë të filloni një lidhje më serioze. Beqaret do jenë shumë të pavendosur edhe pse do kenë njohje të reja me shumicë. Në planin financiar do kryeni transaksione shumë të rëndësishme sepse situata do jetë goxha e qëndrueshme.
Peshorja
Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën sentimentale të çifteve, sot do filloni të mendoni më me qartësi gjërat dhe situata do përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do jenë në humor shumë të mirë dhe nuk do e humbin asnjë mundësi që do iu jepet për të dalë në takime. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura. Mund të shpenzoni edhe pak më tepër për ndonjë gjë të nevojshme.
Akrepi
Jeta në çift do jetë gjithë kohës e mbrojtur sot. Askush dhe asgjë nuk mund ta prisë harmoninë që mbizotëron ndërmjet jush. Përgatituni edhe për ndonjë surprizë emocionuese në mbrëmje. Beqaret do kenë vetëm dëshira për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Mundësitë nuk do mungojnë. Me financat, jo çdo gjë do shkojë ashtu si duhet. Kujdes!
Shigjetari
Gjithçka do ecë më së miri gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni edhe me një vështrim të vetëm më atë që keni në krah dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqaret do pëlqejnë jashtë mase një person për të cilin para disa vitesh e kishin injoruar. Bota është me rrota! Saturni do ndikojë negativisht në planin financiar dhe do keni disa probleme në këtë sektor.
Bricjapi
Ka rrezik që të keni probleme serioze gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Një gënjeshtër që i keni thënë partnerit para disa kohësh do dalë në dritë dhe ai do inatoset shumë për këtë fakt. Beqaret, pa pritur e pa kujtuar, mund të fillojnë një histori dashurie të bukur dhe mjaft pasionante. Financat do jenë të mira, megjithatë shpenzimet duhet të vazhdoni t’i kryeni me kujdes.
Ujori
Do jeni shumë euforike dhe të gëzuar gjatë kësaj dite në krahët e atij që dashuroni. Ai do ua bëjë qejfin gjithë kohës dhe do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë për vete shumë persona dhe në fund do jenë ata vetë që do bëjnë zgjedhjen më të mirë. Në planin financiar do iu duhet të bëni disa shpenzime të nevojshme dhe situata do jetë e paqëndrueshme.
Peshqit
Pas një periudhe jo shumë të mirë për jetën tuaj në çift, sot çdo gjë do marrë një tjetër drejtim. Do tregoheni më të hapur me partnerin dhe do bëni zgjedhjen që është më e mirë për të dy. Beqaret do argëtohen pa fund nën praninë e miqve dhe shoqërisë së tyre, por asnjë më tepër sesa kaq. Në planin financiar situata do jetë goxha e qëndrueshme.
