Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

‘Çfarë ke me motrën time’? Vrau njërin vëlla e plagosi tjetrin, dërgohet në gjyq Ardit Hida

14:27 / November 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 prt 1667652227
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardit Hida, i riu nga Elbasani që në datën 5 nëntor të 2021 u përfshi në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë me thikë, Florenc Kovaçi dhe u plagos rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, është marë i pandehur nga prokuroria e Elbasanit.

Çështja ndaj tashmë u dërgua për shqyrtim në gjykatën e qytetit, ku Hida pritet të përballet me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër kjo që mund ti sjellë autorit dënimin me burg të përjetshëm. Hetimet e kryera nga prokuroria Elbasan, kanë provuar se një lidhje dashurie e të vëllait, u bë shkak për vrasjen e Florenc Kovaçit në Elbasan.

Mikel Kovaçi, vëllai i viktimës që gjithashtu mbeti i plagosur, kishte krijuar një lidhje intime me motrën nga nëna, të autorit të dyshuar të krimit, Ardit Hida.

Sipas hetimeve rreth orës 17:30, Aida Caushi, ka shkuar tek “Sporti i vjetër” me biçikletë dhe aty është takuar me Mikelin, vëllain e tij Florencin dhe një shok të tyre me emrin Visi. Pasi Hida ka marrë dijeni mbi lidhjen e motrës, Aida Caushi me Mikelin është shfaqur rreth 2 orë më vonë, në 19:30 tek “Sporti i vjetër”, ku ka gjetur Aidën me vëllezërit Kovaçi dhe shokun e tyre Visi. Ardit Hida është afruar aty dhe ka kapur nga bluza Visin duke i thënë “…Çfarë ke me motrën time…?”.

Më pas aty është afruar Mikeli, të cilit dhe këtij i ka thënë të njëjtën gjë. Në këtë moment Arditi, ka nxjerrë thikën nga xhepi dhe ia ka ngulur një herë në trup Mikelit, i cili është larguar me vrap së bashku me shokun e tij Visin, shkruan OraNews.

Në vend ka qëndruar vetëm Florenc Kovaçi, ku Arditi e kishte kapur dhe e ka goditur një herë me thikë në zemër. Aida është larguar menjëherë për në banesën e saj ndërsa Arditi pasi ka kryer këto veprime ka shkuar në lokalin e shtetasit Genci. K ku dhe ka pastruar thikën dhe më pas është larguar duke shkuar në banesën e tij. Policia e ka gjetur Arditin në shtëpinë e gjyshes së tij së bashku me Aidën.

Ai ka pranuar krimin ndërsa ka treguar se thikën e kishte fshehur në dollap. Nga ana e policisë është gjetur dhe sekuestruar thika e cila ndodhej në dollapin e rrobave e lare dhe e pastruar nga Arditi,

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.