Vetëm 29 vite më parë gjithcka ishte e politizuar nga shteti monist në vendin tonë. Kudo propogandohej vija e Partisë së Punës të Shqipërisë.
Politizimit të skajshëm nuk i shpëtoi as shkolla. Librat ishin të tejmbushura me sllogane të PPSH-së. Madje mësimi niste me rrjeshtimin e nxënësve dhe betimin para “komandanit të shkollës”. Nuk mungonte kontrolli për pastërtinë (flokët, shaminë e dorës, thonjtë, etj)
Kjo kopertinë e fletores së vizimit është argumenti më i fortë sa e politizuar ishte shkolla në komunizëm. Në krye të faqes ishin vizatuar pushka, kazma dhe ylli.
Cfarë paradoksi për fëmijët e asaj kohe….