Si çdo vit, në javën e dyt të majit është Festa e Mamit, dita ku festohet dashuria që na bashkon me nënat tona. Por jo të gjitha nënat e jetojnë mëmësinë në të njëjtën mënyrë, disa janë më mbrojtëse dhe të pranishme, disa të tjera ndërkohë duan të ndjehen më të lirshme përsa i përket përgjegjësisë mbi fëmijën. Horoskopi na ndihmon të kuptoni këndvështrimin mbi mëmësinë sipas 12 shenjave të Zodiakut.
DASHI
Je një grua e fortë dhe nuk je e fiskuar për tu bërë nënë. Por ndodh që në një moment të jetës vendos të lindësh një fëmijë. Idea e edukimit dhe rritjes së të voglit të entuziazmon. Por bëhesh shpejt një nënë autoritare. Merr gjithmonë në mbrojtje fëmijën, dhe kur e di që është e gabuar. Por ama, të gëzon fakti që janë pak rebelë.
DEMI
Kur nuk je bërë ende nënë ke një karrierë të shkëlqyer dhe një jetë të kënaqshme. Në momentin që sjell në jetë një fëmijë për ty është një vlerë e shtuar për tu ndjerë e realizuar. Si nënë je shumë mbrojtëse dhe kërkon që të mos i mungojë fëmijës tënd asgjë për të cilën ka nevojë. Shpirti i mëmësisë të bën më të dashur edhe ndaj të tjerëve., Fëmijët e tu të konsiderojnë një pikë referimi në jetët e tyre, një burim i madh sigurie dhe dashurie.
BINJAKET
Si një bijë e përjetshme që jeni, mëmësinë do ta jetoni me shumë lehtësi, si të ishte një lojë. Idea që mund të luash me fëmijët e tu është entuziaste, por kur rriten mund të keni vështirësi pasi e kupton se ke jnë përgjegjësi të madhe dhe nëse do të kenë karakterin tuaj, përplasja është e pashmangshme. Nuk je një nënë që i “zë frymën” fëmijës, dhe i lë të lirë të gabojnë sepse të duket mënyra më e mirë për ti mësuar atyre çfarë është e nevojshme.
GAFORRJA
Të kesh fëmijë dhe një familje të madhe mund të jetë një nga prioritetet e jetës suaj. Që kur keni qenë fëmijë ke ëndërruar të kesh fëmijë të vegjël për tu kujdesur me ëmbëlsi. Edhe kur nuk ke një partner, kalon orë duke menduar se çfarë emrash mund tu vësh fëmijëve. Je një nënë shumë e pranishme, e besueshme dhe mbrojtëse. Të pëlqen shumë që dhe kur të rriten fëmijët të të kushtojnë pak kohë, madje dhe në kurriz të partnerëve të tyre.
LUANI
Je një grua shumë egocentrike dhe dëshira për tu bërë nënë nuk është në prioritetet e jetës suaj. Por kur ndodh ama nuk sheh gjë tjetër, vetëm fëmijën tënd si një diell i vogël që të ndriçon ditët. I trajton si të ishin princ apo princeshë e vogël për tu përkëdhelur dhe shfaqur në publik. Për ty ata do të jenë gjithmonë më të bukurit, më të zgjuarit, më të talentuarit dhe më kurajozët në gjithë universin.
VIRGJERESHA
Zgjedhja për tu bërë një nënë mund të lindë pasi të keni arsyetuar me kujdes situatën tuaj. Para se të keni fëmijë në fakt, për ju e rëndësishme është të keni arritur një qëndrueshmëri ekonomike, apo të keni sigurinë që babai i fëmijës mund të sigurojë këtë. Ju jeni një nënë kujdesshme dhe vëmendshme. Dhe pse nuk je ndër nënat më të dashura të Zodiakut, fëmijët tuaj do të mund të mbështeten tek ju në çdo moment. Ke gjithmonë një zgjidhje për çdo problem.
PESHORJA
Mëmësia për ju mund të jetë një etapë e rëndësishme që rrit dhe maturon lidhjen me partnerin tuaj. Nuk mendon se të qënit grua është sinonim me të qënit nënë, por kur bëhesh mundohesh ti kushtosh vëmendje edukimit dhe rritjes së tyre. U mëson disiplinën dhe ndjesinë e drejtësisë. Një nga karakteristikat tuaja kryesore është që të sigurohesh të jesh gjithmonë e përditësuar mbi ndjesitë e tyre e veçanërisht kur arrijnë moshën e martesës.
AKREPI
Në një farë mënyre, mëmësia ndonjëherë të tremb sepse e konsideron një ngjarje që duhet marrë shumë seriozisht dhe do të jesh gati për ta përballuar me pjekuri dhe zgjuarsi. Si nënë je shumë e dashur po dhe shumë kërkuese. Dëshiron gjithmonë të jesh e informuar se çfarë mendojnë, thonë apo bëjnë fëmijët tuaj. Ndonjëherë e kupton që po u vjedh privatësinë dhe ofendohesh kur ta vënë në dukje me ëmbëlsi këtë gjë.
SHIGJETARI
Je një grua gjithmonë në lëvizje dhe të tjerët mendojnë se mëmësia në një farë kuptimi do të të ndalë. Pjesërisht është kështu dhe për këtë herë pas here dëshiron ta shtysh këtë moment. Në të vërtetë as mëmësia nuk arrin t’ju ndalë dhe fëmijët tuaj janë të destinuar të udhëtojnë me ty për të eksploruar botën. Je një nënë e dashur dhe dëshiron që fëmijët e tu të mësojnë të shijojnë jetën.
BRICJAPI
Për një grua si ju, mëmësia mund të përfaqësojë një pengesë në karrierë dhe për këtë arsye kërkon shumë kohë para se të vendosësh të sjellësh në jetë një fëmijë. Je një nënë shumë autoritare. Ke rregulla dhe pretendon që fëmijët tuaj ti respektojnë, qoftë dhe në moshë të vogël. Edhe pse me fjalë nuk je në gjendje tu transmetosh emocionet e tua, fëmijët e tu e dinë shumë mirë se mund të mbështeten tek ju dhe këshillat tuaja të vlefshme.
UJORI
Je një grua e pavarur dhe ajo që të tremb më shumë është mëmësia dhe fakti që do të lidhesh shumë me fëmijët e tu sesa me partnerin tënd. Mëmësia nxjerr tek ju një ndjesi të madhe përgjegjësie, që shpesh e mban të fshehur nga të gjithë. Por ndonjëherë autoriteti juaj i munguar i lë liri fëmijëve që tu shohin si një mikeshë dhe jo si një udhërrëfyese. Je një shembull i mirë lirie!
PESHQIT
Mëmësinë e përjetoni në mënyrë shumë romantike. Ideja se mund të kesh një fëmijë të emocionon. Por nuk e kupton rëndësinë e një fëmije derisa uk e ke në krahë. Ndjesia jote e fortë e përgjegjësisë të shtyn të shqetësohesh më shumë se sa duhet për fëmijët e tu, dhe kur të jenë të rritur. Je e sigurtë që fati ti ka dhuruar për një arsye të madhe.
