Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Çfarë mendon Trump për faktin se evropianët nuk e duan?

15:32 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trumpp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk shqetësohet nga fakti që në Evropë ai nuk pëlqehet aspak. Në mbledhjen e parë të kabinetit të tij për vitin 2019, ai u ndal edhe te mungesa e popullaritetit në kontinentin plak. Presidenti u tha gazetarëve se ishte i habitur nga shkalla e ulët e pëlqimit nga evropianët.

“Unë prandaj u zgjodha. Unë nuk duhet të jem popullor në Europë. Nëse do të isha i tillë, kjo do të tregonte se nuk po e bëja siç duhej punën time”, tha Trump, duke përsëritur se vendet europiane duhet të vijojnë të rrisin shpenzimet në ushtri, një çështje që ai e ka përmendur shpesh kur flitet për financimin e NATO-s dhe mbrojtjen e sigurinë në Europë.

Presidenti amerikan shoi se Evropa po e trajtonte Amerikën me pandershmëri, si në tregti, ashtu dhe në mbrojtje, por fajësoi presidentët e mëparshëm amerikanë që kishin lejuar që SHBA-të të paguanin më shumë për sigurinë e vendeve të tjera.

“Gjermania paguan 1 për qind të PBB-së, ndërsa duhet të paguajnë 4 për qind”, tha Trump, duke iu referuar shpenzimeve gjermane në mbrojtje.

Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, besimi te presidenti Trump ka shënuar rënie të ndjeshme në vendet europiane. Vetëm 10 për qind e gjermanëve, 9 për qind e francezëve, 7 për qind e spanjollëve dhe 28 për qind e britanikëve, e shohin lidershipin e Trumpit pozitivisht.

Evropa Reagim trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Trump: Jam i lumtur që princ Harry dhe Meghan Markle u larguan nga SHBA!

09:31 / September 3, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.