Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çfarë ndodh nëse identifikohet një rast me koronavirus në shkollë/ Detaje nga udhëzimi

14:11 / August 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besa shahini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertëve u është dashur kohë e gjatë që të vendosnin për të hapur shkollat dhe masat që duhen.

Modelet e vendeve të tjera dhe studimet jo të pakta që nuk i shikojnë si rrezikshmëri kryesore fëmijët, kanë ndihmuar në marrjen e vendimit pro kthimit të nxënësve në banka.

Komiteti i COVID ka përcaktuar masat kryesore, ndërsa detajet specifike mbi orën e mësimit, kohëzgjatjen, ndarjen e nxënësve në klasa, turnet e shumë pikëpyetje të tjera që kanë sot prindërit, do të përcaktohen në një tjetër udhëzim të Ministrisë Arsimit.

Ajo që i mundon më shumë sot ata, është çfarë ndodh nëse një mësues apo shok klase rezulton me Covid?!

Ai largohet menjëherë nga shkolla për t’u adresuar në njësinë e kujdesit shëndetësor përkatës. Kjo ndodh pas një problemi të beftë shëndetësor, që mund të jetë një rritje temperature apo edhe nëse një nga prindërit është i infektuar apo thjesht ka pasur kontakt me një të sëmurë.

E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit. Kjo është përgjegjësi e drejtuesve të shkollave, të cilët, në kushte pandemie, përveç punës së tyre, duhet të njohin dhe lexojnë mirë protokollin e riskut, të miratuar nga autoritetet shëndetësore. Megjithëse nuk specifikohet risku i moderuar i infektimit në shkollë, që ajo të kthehet në vatër virusi në udhëzimin e hartuar nga ISHP-ja, Ministria e Arsimit nuk e përjashton një gjë të tillë.

“Ne do t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat individuale dhe gjithmonë duke i kombinuar me mësimin që mund të zhvillohet në kushte shtëpie, në rastet kur duhet të mbyllet një shkollë për shkak sigurie apo një grup shkollash në rast se duhet ta bëjmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Besa Shahini afro një javë më parë, kur u dha vendimi për çeljen e tyre. Kështu, në rastin më të keq të mundshëm, Ministria e Arsimit e ka një plan B. Mësues të shumtë kanë punuar përgjatë gjithë verës për të xhiruar mësimet në “RTSH Shkolla”.

Mësimi përmes TV, bashkë me mësimin online pranuar si i vështirë dhe jogjithëpërfshirës, mbeten opsioni B. Shkollat do të hapen më 14 shtator, duke kombinuar mësimin në klasa me atë në kushte shtëpie.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.