Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Çfarë ndryshimesh pothuaj epokale në politikën gjermane

15:28 / February 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjermania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enver Robelli

Gjermania themelon një fond të veçantë për forcimin e forcave ushtarake: 100 miliardë euro investime, mes tyre dronë dhe avionë të rinj luftarakë. Buxheti për mbrojtje do të jetë përherë 2 për qind e Bruto Prodhimit Vendor.

Në Bundestag kancelari Scholz e quan Putinin gjakftohtë, të paskrupullt dhe mizantrop.

Scholz nuk lë asnjë pikë dyshimi për përcaktimin e Gjermanisë në politikën e jashtme: Gjermania mbetet besnike ndaj NATO-s dhe të gjitha vendeve partnere.

Një përgjegjësi të lartë e tregoi edhe shefi i opozitës Friedrich Merz. Ai tha: “Zoti kancelar, ne ju falënderojmë juve për deklaratën në Bundestag”. Merz shtoi: “Jemi të turpëruar që këtij vendi (Ukrainës) nuk i kemi ndihmuar më herët”. Pastaj Merz shprehu mllefin e tij kundër Putinit: “Ta quash nazist dhe narkoman presidentin Ukrainës Zelenski, i cili ka prejardhje hebraike, tregon një përmasë poshtërsie që ne këtë kontinent që moti nuk e kemi parë”.

Merz godet, pa ia përmendur emrin, ish-kancelarin socialdemokrat Schröder, i cili e ka quajtur Putinin “demokrat të pastër si loti”. Merz e quan “idiote të dobishme“ kryeministren socialdemokrate të një landi gjerman, e cila e ka përkrahur gazsjellësin rus, madje me ndihmën e Rusisë ka themeluar një fondacion kinse për mbrojtjen e ambientit, në fakt fondacioni ka për qëllim të blejë pjesë për të furnizuar firmat që kanë ndërtuar dhe mirëmbajnë gazsjellësin Nord Stream 2. Kështu synohet të anashkalohen sanksionet amerikane kundër firmave. Me sulmin e Putinit kundër Ukrainës Nord Stream tani për tani është varrosur.

Enver Robelli epokale ndryshimesh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.