Një 19-vjeçar nga Arkansas është shpallur fajtor pasi u përpoq të vidhte një aeroplan tregtar e kështu të mund të shkonte në Chicago për të parë një koncert repi që e kishte ëndërr.
Zemarcuis Scott nga Texarkana u dënua me pesë vite liri me kusht, me akuzat e vjedhjes së pronës.
Ai nuk kishte trajnim për pilot. Policia thotë se ai mendonte se nuk ka asgjë të vështirë të ngasësh një aeroplan, por thjesht shtyp disa butona e lëviz disa leva. Fatmirësisht aeroplani nuk ishte dëmtuar.
