“Përputhen” është kthyer në një telenovelë tashmë dhe çdo ditë zbulojmë diçka të re për konkurrentët e ish-konkurrentët, edhe jashtë programit. Orët e fundit është zbuluar se:
Ola dhe Jasmina në ekran u hoqën si armike, por në të vërtetë jetokan bashkë. “Dritare” ka publikuar një video ku dy vajzat, të cilat thanë se prej 2 vitesh nuk flasin, shihen duke dalë nga i njëjti pallat.
Riniani ndërkohë është kapur mat me një vajzë tjetër, që nuk është pjesë e “Përputhen”, por më shumë se kaq nuk dihet dhe pritet një sqarim nga konkurrenti.
Ndërsa Bearti vazhdon merret me Tean dhe në postimin e fundit ka treguar se lidhja me të ka qenë më e gjata që ka pasur.
Fationi nga ana tjetër ka thumbuar Andin, i cili për të rrëfyer të vërtetat e tij kërkoi 30 mijë ndjekës në Facebook. “Në ça bote jetojmë meshkuj që lënë me koncesion për folloë, mendo për lekë çfarë bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K folloë në Facebook ose në Instagram do tregoj si bëj shurën”, ka shkruar Fationi në një status që duket qartë si thumb kundrejt Andit.
Në telenovelë është rikthyer edhe Melisa, e cila ka paralajmëruar se do flasë sepse nuk duron dot më çfarë është thënë për të.