Këtë të hënë, avokati i ish-ministrit Lefter Koka, ka bërë një deklaratë të fortë. Ai thotë se do të dëgjohen faktet dhe të vërteta që nuk i kemi dëgjuar deri më tani. Se për çfarë bëhet fjalë nuk dihet.
”Sot ishte kërkesa e dytë që ka bërë Koka për zëvendësim e masës së sigurimit. Ai është në kushte të rënduar shëndetësore. Gjykata vendosi ta rrëzojë. Gjendja e Kokës është e tillë që nuk mund të vazhdojë të mbahet në paraburgim, por gjykata vendosi ta rrëzojë dhe mesa duket ka vendosur të marrë rolin e mjekëve.
Seanca e ardhshme është në datë 7 nënor. Ne si ekip ligjor do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel, nuk mund të vazhdojë të jetë i vetmi person në burg. Sot duhet të ishte i lirë. Procesi që do të zhvillohet tani do të jetë i hapur. Do të dëgjoni më shumë përveç akuzave politike. Është vërtet i sëmurë, por është ende gjatë. Do të dëgjoni fakte dhe të vërteta që nuk i keni dëgjuar deri tani”.
