Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë përmban marrëveshja Shqipëri-Britani për mbrojtjen

20:19 / May 15, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
pirro vengu
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vizita e parë e një kryeministri britanik në Shqipëri solli edhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për mbrojtjen.  

Në prani të kryeministri Edi Rama dhe homologut të tij Sir Keir Starmer, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott nënshkruan marrëveshjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Por çfarë përmban “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial”?

•Kjo deklaratë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet dy vendeve dhe synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

•Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, përmes kësaj marrëveshjeje shprehin vullnetin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, investimeve dhe marrëdhënieve industriale, me synim rritjen e sigurisë kombëtare dhe nxitjen e inovacionit teknologjik duke zhvilluar partneritete me prodhues britanikë për prodhimin e mjeteve ushtarake dhe kapaciteteve të tjera, përfshirë mbrojtjen ajrore tokësore dhe sistemet kundër dronëve.

•Po ashtu, përmes kësaj marrëveshjeje, palët shprehin interesin për të eksploruar mundësitë për eksporte të përbashkëta të pajisjeve të mbrojtjes drejt vendeve të treta, me interes strategjik dhe krijuar baza për trajnime të përbashkëta dhe bashkëpunim ndërmjet forcave të armatosura të të dy vendeve.

•Kjo marrëveshje nuk përbën një angazhim financiar apo ligjërisht detyrues për asnjërën palë, por vendos themelet për bashkëpunime të mëtejshme përmes marrëveshjeve të posaçme, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare.

•Ky zhvillim konfirmon angazhimin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për një partneritet të fortë në fushën e Mbrojtjes, për stabilitet rajonal dhe siguri ndërkombëtare.

Starmer: Epokë e re për Evropën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, sir Keir Starmer, e komentoi marrëveshjen gjatë një vizite në Qendrën e Inovacionit dhe Muzeut të Forcave të Armatosura.

Ai u shpreh i kënaqur për arritjen e saj, ndërsa shtoi se për Evropën po vjen një epokë e re sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes.

“Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort”, u shpreh Starmer.

britani marreveshje mbrojtja permbajtja shaiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ministeriali i SEECP në Tiranë/ Policia me plan masash, ja rrugët ku do të ketë kufizime

08:50 / June 16, 2025

Aksident në aksin rrugor Bilisht- Korçë, përplasen dy makina

17:24 / June 15, 2025

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit

15:55 / June 15, 2025

Nesër samiti i SEECP në Tiranë, Begaj do të presë krerët e shteteve të procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

13:14 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.