Sherri mes dy kushërirave Angelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj u përhap në të gjitha mediat rozë. U tha se shkak ka qenë grimieri Ariel, i cili është mik i ngushtë me Angelinën, dhe Beatrix ka kërkuar ndihmë prej tij për të hapur dyert jashtë shtetit, gjë që nuk është pritur mirë nga kushërira.
Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. Alban Ramosaj, vëllai i Beatrix është pyetur për këtë çështje, i ftuar në emisionin “NIN”.
Lexo edhe: ‘Sherri’ mes kushërirave: Anxhelina merr vendimin e befasishëm për Beatrixin
“Refuzoj të flas. Nuk është në dorën time të përgjigjem!”- tha Albani mes të tjerash.
Këngëtari foli gjithashtu edhe për këngët e realizuara nga ai, për të cilat theksoi se ato janë të bazuara në realitetin që ai vetë e ka kaluar. Gjithashtu Albani ka treguar detaje për publikun e gjerë lidhur me jetën e tij mes Kosovës dhe Shqipërisë.