Seanca e radhës e dosjes “Shullazi” është shtyrë sërish për të disatën herë. Këtë herë shkak është bërë sërish mungesa e avokates.
Panorama bën të ditur se avokatja e caktuar kryesisht për mbrojtjen e Gilmando Danit dha dorëheqjen me arsyetimin se do të jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore.
Në këto kushte seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë do të mbahet më 8 prill. Ndërkohë gjykata vendosi të zëvendësojë avokaten me një tjetër kryesisht.