Akt ekspertiza e vdekjes së Admir Muratajt dhe ADN-ja kanë shtyrë sërish seancën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj organizatorit të grabitjeve në Rinas.
Bëhet fjalë për çështjen e grabitjes së blindave në 2017-ën për të cilën gjykata nuk e pushon çështjen pa pasur certifikatën e vdekjes. Ndërkaq, raportohet se Murataj nuk është çregjistuar ende në gjendjen civile në Tropojë.
Prokurori gjatë seancës tha se shenjët e gishtave përkojnë me ato të Murataj, por nuk kanë marrë nga ekspertiza aktin e shkruar. Ndërkaq dhe mjekësia ligjore nuk ka sjellë akt ekspertizën e vdekjes.
Ndërkohë një ditë më parë ka dalë dhe autopsia ligjore.
Lexo edhe- Del autopsia: Kush qëlloi mbi grabitësin e lekëve në Rinas, Admir Muratajn?