Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Del autopsia: Kush qëlloi mbi grabitësin e lekëve në Rinas, Admir Muratajn?

18:07 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emrat e mundshëm të bashkëpunëtorëve në super-grabitjen në Rinas i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një tjetër provë dorëzuar prokurorëve është edhe akt-ekspertimi mjeko ligjor i të ndjerit Admir Murataj. Dilemat e ngritura pas ngjarjes se kush qëlloi mbi njeriun që organizoi grabitjen e 6 milionë eurove, vijojnë edhe pas raportit mjeko–ligjor, raporton A2 CNN.
I cilësuar si organizatori i grabitjes, Murataj mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë. Autopsia tregon se Murataj u qëllua me një armë kallashnikov në syrin e djathtë, i cili e bëri të paidentifikueshëm imazhin e tij. U desh ndërhyrja e familjarëve që të bëjnë identifikimin e kufomës. Por distanca nga e cila është qëlluar Admir Murataj mbetet enigmë, bashkë me personin që e eliminoi atë, pak minuta pas grabitjes.

Ndërkohë tre bankat e nivelit të dytë në vend i janë përgjigjur kërkesës së Prokurorisë në lidhje me shumën e parave që transportonin më 9 prill nga aeroporti i Rinasit, por edhe personave të brendshëm që dyshohet se kanë bashkëpunuar me autorët e grabitjes. Shuma e raportuar nga bankat arrin në 6 milionë euro, duke shuar kështu zhurmën se vlera e parave të grabitura në Rinas arrinte në 10 milionë euro. Prokurorët janë ndarë në dy grupe hetimi, që lidhen me faktin penal dhe atë administrativ të ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për 10 milionë euro të grabitura. Burime për ABC News nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se paratë që nuk u arrit të grabiteshin, nuk janë bllokuar. Ndërkohë janë bërë verifikime edhe për dy numra celularësh të cilët dyshohet që janë përdorur nga grabitësit.

Ata rezultojnë të jenë blerë në tregun e zi, ndërsa janë regjistruar në emër të dy personave me aftësi të kufizuara. Për këtë ngjare janë arrestuar 6 perona dhe 3 janë të shpallur në kërkim. Admir Murataj mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë ditën e ngjarjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë ditën e enjte seancën për mbylljen e hetimeve të dosjes për Muratajn, i cili ishte akuzuar si koka e grabitjes së blindave me para të bankave në rrugën drejt Rinas në vitin 2017.

Admir Muratajn Krimeve të Rënda Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.