Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese? Meta i kërkon KED të pezullojë procesin

13:54 / November 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta gazeare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër ngërç për Kushtetuesen duket se do ndodhë, në një kohë që kreu i shtetit Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të pezullojë procesin.

Sipas letrës që disponon A2CNN, Presidenti i ka kërkuar KED që të pezullojë procesin të paktën për institucionin e tij. Sipas Presidencës duhet të vepronte fillimisht Kuvendi dhe më pas Presidenti.

Në këto kushte, kreu i shtetit nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, dhe tashmë i ndodhur në kufijtë e afatit bën këtë kërkesë.

A2CNN thotë se nëse KED nuk vepron pas shkresës së Presidentit dhe deri në mesnatë nuk dërgon një emër, atëherë Arta Vorpsi zgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi është e para në listën me pikëzim hartuar nga KED.

Por zonja Vorpsi është e para edhe në listën prej së cilës do të duhet të zgjedhë Kuvendi. Kjo e ndërlikon situatën, pasi Kuvendi duhet të miratojë me 84 vota njërën nga dy kandidaturat e tjera, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Nëse kjo nuk ndodh, procesi do të riniste edhe një herë nga e para, pasi Vorpsi nuk mund të zgjidhet më si anëtare e Kuvendit.

Për këtë arsye, me kërkesë të shumicës, seanca për votimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është përshpejtuar për datën 11 nëntor, nga 13 që ishte parashikuar, në mënyrë që të sigurohet një numër sa më i madh votash për njërën prej dy kandidaturave të tjera, bën të ditur A2CNN.

1 5
2 5
3 2
4 4
5 4

kushtetuese Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.