Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Gjurmë

Çfarë po ndodh me letërsinë shqipe? Preç Zogaj: Ka më pak lexues të poezisë. Proza shqiptare është në një keqkuptim

15:46 / July 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prec Zogaj THUMBNAIL 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Preç Zogaj është një prej figurave më të njohura të shoqërisë shqiptare; poet, publicist, politikan, një prej figurave kryesore në dhjetorin e vitit 1990 kur u rrëzua diktatura komuniste dhe u krijua PD e gazeta e parë e pavarur “Rilindja Demokratike”. Preç Zogaj në “Gjurmë” për gazetaren Edlira Prendi shpjegon kendvështrimin e tij për letërsinë shqipe të viteve të fundit, për raportin e shoqërisë sonë me poezinë dhe prozën. Zogaj vë në dukje se numri i shqiptarëve që lexojnë është gjithnjë e më i vogël duke sqaruar edhe arsyet pse shoqëria jonë ka ndryshuar.

“Po të flasim për raportin e shoqërisë më poezinë ndryshimi është ky; është rritur shumë numri i atyre që shkruajnë apo provojnë të shkruajnë, në njëfarë mënyre është bërë shkrimi i poezisë një sport goxha popullor ku ngatërrohen ajo që është poezi, ajo që është vjershë, ajo që është vargëzim apo ajo që është bejte. Të gjitha këto që përmenda janë në një gjendje rifuxho. Kjo ka bërë që edhe numri i lexuesve të poezisë të zvogëlohet. Pra nga njëra anë ka shumë që pretendojnë që lexojnë vargje, por numri i lexuesve të poezisë së kultivuar ka rënë në krahasim me vite më parë. Arsyet janë komplekse, por një nga arsyet është pikërisht kjo gjendja rifuxho e produksionit letrat ku lexuesit kanë vështirësi të orientohen. Sepse jetojmë në një periudhë ku zhvillimet letrare nuk shoqërohen me kritikë të mirëfilltë, pra ka një krizë të kritikës letrare, mungon institucioni i rekomandimit të kualifikuar që orientojnë shijen, leximin e librave me vlerë”,-rrëfen Preç Zogaj.

Preç Zogaj është edhe më kritik ndaj shkrimtarëve shqiptarë. “Në konsideratën time proza shqiptare është në një keqkuptim. Nuk është as futuriste, as realiste; nuk është as magjike, as realiste. Letërsia jonë nuk ka personazhe, nuk ka identitete; siç themi për letërsinë në mbarë botën që themi psh: kjo është një Ana Kareninë, është një Ema Bovari, kjo është një Evgjeni Grande, ky ështe plaku Grande apo personazhet e letërsisë bashkëkohore. Pra nuk gjen personazhe, nuk gjen jetën reale por të pasqyruar në filtrat e letërsisë”,-sqaron Preç Zogaj.

edlira prendi Gjurmë Preç Zogaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përkujtohet nënkomisar Pajtim Alistafaj/ Drejtori i Policisë, Ilir Proda: Uniformën e mbante në shpirt

15:25 / November 10, 2025

Gjuha ndaj Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

15:15 / November 10, 2025

”21 Janari”, SPAK thërret Sali Berishën

14:45 / November 10, 2025

Deputetët e PD-së asnjë fjalë për zgjedhjet

13:59 / November 10, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.