Duket se nuk do të jenë vetëm Grida Duma dhe Alfred Rushaj, ata që dorëzuan mandatin si deputet. Në karriget bosh të dy ligjvënësve demokrat i takon të ulen kolegët pasues të listës, Petrit Doda dhe Oriela Nebiaj.
Vala e dorëheqjeve në selinë blu duket se do të vijojë. Disa po mendojnë të nisin një karrierë të re si kryebashkiak, si rasti i deputetit Belind Këlliçi që është përfshirë në garën e brendshme për të qenë rivali i Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranes apo Luçiano Boçi, i cili është propozuar nga baza për të qene kandidat për betejën e Elbasanit.
Deputetët që vendosin të marrin pjesë në primaret dhe rezultojnë fitues, duhet të heqin dorë nga mandati i ligjvënësit për ëndrrën e pushtetarit vendor.