Përfaqësues të fondacionit “Down Sindrome Albania” janë bashkuar pasditen e sotme përpara Parlamentit të Shqipërisë ku po protestojnë kundër nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizit.
Me pankarta në duar, përfaqësuesit e këtij komuniteti kërkojnë që Murrizi të kërkojë falje publike për një koment diskriminues që bëri në rrjetet sociale. Teksa i përgjigjet njërit prej ndjekësve të tij në rrjetet sociale, nënkryetari i Kuvendit e quajti ‘down’ dhe i tha të zhdukej nga profili i tij.