Dy vajza të reja kanë dalë të shëtisin me makinë rrugëve të qytetit të Tiranës, por u mungon çakmaku. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se si vajzat u kërkojnë disa efektivëve çakmak, pasi duan të pinë edhe cigare.
“A ke çakmak? Po si more s’paske çakmak?”– thitë njëra nga vajzat, që në pamje duket bionde.
“Kam dy orë, më ngeli në dorë,”_ thotë ajo më tej.
“Mbaje në dorë,”- vjen një përgjigje nga makina tjetër.
“Po çfarë polici je ti që s’pi cigare?”- thotë një tjetër vajzë.
