Kylie Jenner me 10 gusht ka ditëlindjen e saj të 22-të dhe festimet kanë filluar që tani.
Ajo është surprizuar nga i dashuri i saj Travis Scott, ku ky i fundit e ka mbuluar të gjithë shtëpinë me petale trëndafili.
“Gëzuar ditëlindjen. Sapo kemi filluar. Të dua” i ka shkruar Travis. Në video ka tërhequr vëmendjen dhe vogëlushja Stormi që kënaqet me petalet e trëndafilave.
Kylie mbush 22 vjeç dhe ditëlindjen ka menduar ta festojë në një jaht gjigant dhe super luksoz ku mund të gjesh çdo gjë në të. Por kjo surprizë duket se e ka lënë pa fjalë.
