Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

ChatGPT po dëmton aftësinë e nxënësve për të menduar dhe analizuar

20:41 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chat GPT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdorimit të ChatGPT ka nisur të vihet re gjithnjë e më shumë nga mësuesit, të cilët shohin një ngjashmëri të madhe mes eseve të nxënësve.

Në shkolla sot nxënësit, nuk pyesin më shokun e bankës apo mësuesin në lidhje me detyrat e tyre, por pyesin Chatgpt, mikun e tyre të ri virtual, i cili është i gatshëm të bëjw çdo ese, detyrë dhe çdo projekt, që është kërkuar. Është një proces i thjeshtë, i shpejtë dhe që nuk kërkon kohë, mjaftosh ta bësh copy-paste dhe detyrat janë gati.

“Mësuesit kanë vënë re se esetë janë njësoj. Pikërisht ky është problem, nuk ka më diferencim mes nxënësve. Deri më sot kemi punuar shumë për të nxitur mendimin kritik, krijimtarinë, aftësinë për të zgjidhur probleme. Por tani, kur u kërkohet të shkruajnë një ese, nuk lodhin më trurin. I kërkojnë ChatGPT-it ta bëjë për ta”, thotë ekspertja e arsimit Irida Sina.

Sina thotë se kjo sjellje po dëmton aftësinë e nxënësve për të menduar, analizuar dhe për të qenë kritikë. Kjo gjë sjell më pas nxënës me një fjalor të varfër.

“Jam shumë skeptike për pasurimin e fjalorit të tyre. Janë dy arsye: së pari, ata ia kërkojnë ChatGPT-it esenë; së dyti, e kopjojnë pa e lexuar fare. Nuk marrin mundimin të kuptojnë çfarë ka shkruar programi. Këtu fillon problemi i vërtetë”, shprehet ekspertja.

Nëse ChatGPT përdoret pa kritere, pa analizë dhe pa udhëzime të qarta, rrezikohet që fëmijët të humbasin aftësinë për të menduar vetë, duke u kthyer në vartës të teknologjisë.

Teknologjia, padyshim, ka të mirat e saj, por nëse përdoret me kujdes. Ajo që këshillohet është që nxënësit të mësojnë të përfitojnë nga mjetet teknologjike pa e zëvendësuar procesin e të menduarit dhe krijimit personal.

aftesia chatGPT mendimet mesuesit nxenesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.