Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Chelsea gjen formulën për të mbërritur te Harry Kane, do të kënaqte edhe Conten

21:20 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ardhmja e Harry Kane te Tottenhami është në pikëpyetje. Anglezit i përfundon kontrata në verën e vitit 2024 dhe drejtuesit e klubit londinez kanë nisur bisedimet për rinovimin.

Ende nuk ka një akord midis Tottenham dhe sulmuesit për zgjatjen e marrëveshjes e nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë drejtuesit e Bayernit, që janë të gatshëm për të bërë gjithçka në verën e vitit 2023 për ta transferuar në “Allianz Arena”.

Megjithatë, për golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e Premier League-s, janë të interesuar shumë klube dhe së fundi në skenë është shfaqur edhe Chelsea.

Trajneri i ri i “bluve” të Londrës, Graham Potter, ka hedhur një ide interesante, pasi ai dëshiron t’i ofrojë Tottenhamit shërbimet e Romelu Lukakut, i cili është i huazuar tek Interi, për të arritur te Harry Kane.

Një lëvizje e tillë befasuese do të ribashkonte  sulmuesin belg me Antonio Conten, me dyshen që luajtën një rol të madh në fitimin e titullit të Serisë A nga Interi në sezonin 2020-21.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë mbetet shumë e vështirë për t’u arritur, pasi rikthimi i Lukakut në Premier League me Chelsea-n ishte për t’u harruar, edhe pse “blutë” e Londrës shpenzuan më shumë se 100 milion euro për ta riblerë.

Kane e ka nisur sezonin e ri në formë fantastike, me gjashtë gola në shtatë paraqitje, dhe Tottenhami do të detyrohet ta nxjerrë në shitje në rast se nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Chelsea formulen harry kane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

U përfol për një kalim të mundshëm te Manchester United, kapiteni i Chelseat ‘vulos’ të ardhmen e Cole Palmer

22:39 / January 30, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.