Përmes një komunikimi publik, kryebashkiaku i Chernihiv deklaroi se rusët e kanë shkatërruar tërësisht qytetin dhe dhe se deri më tani janë vrarë të paktën 200 civilë. Më tej, ai shtoi se prej ditësh ata ndodhen të izoluar në Chernihiv dhe se ushtria armike ka shkatërruar një nga pikat kyçe për banorët e këtij qyteti, urën mbi lumin Desna.
“Është shumë e lehtë të shohësh dëmet, thuajse i gjithë qyteti është i shkatërruar”, u shpreh kryebashkiaku.
Gjithastu, ai vijoi më tej duke theksuar se evakuimet janë të pamundura pasi qyteti është i rrethuar. Ai tha se në qytet mungon energjia elektrike dhe uji, duke ia bërë jetesën njerzve këtu akoma dhe më të vështirë.
