Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Çifti presidencial ka dalë nga binarët”, Rama: Duhen ndëshkuar për maskën, skandal është…

12:23 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama lezhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A duhen ndëshkuar figurat publike si presidenti Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi apo kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për mosmbajtjen e maskës kur shfaqen në publik? Kësaj pyetje kryeministri Rama iu përgjigj se Veliaj e ka korrigjuar gabimin, ndërsa për Metën e Kryemadhin është detyrim i institucioneve për të marrë masa ndaj tyre.

Teksa e cilësoi skandaloze në të gjitha aspektet faktin që Meta e Kryemadhi shfaqen pa maska, Rama deklaroi se ata kanë dalë komplet nga binarët dhe se as nuk duhet imagjinuar që të marrin në dorë fatin e vendit.

“Lali Eri e ka korrigjuar gabimin, sepse duke qenë se kaloi Covidin harroi që maska duhet mbajtur, aq më tepër nga dikush që është edhe përfaqësues i institucioneve. Për dy të tjerët natyrisht që duhet të merren masa, por nuk jam unë që i marr këto masa, por institucionet që kanë detyrimin. Është skandaloze në të gjitha aspektet. Kur thotë populli ‘jam pa fjalë’. Është tamam të jesh pa fjalë. Një president që predikon katastrofën, një kryetar opozite që i ka varur shpresat te përhapja sa më shumë e infeksionit dhe pret që Covid të bëjë atë që ai nuk bën dot, të shkatërrojë qeverinë, duke shkatërruar nervat e popullit, një tjetër që është në mes presidentit dhe kryetarit të opozitës, si aleate, thotë shkoni në kisha e xhamia, unë s’mbaj maskë, LSI nuk i ofrohet virusi se e ka frikë, hajdeni me LSI që të mos keni nevojë të prisni për vaksinën. Janë gjëra që i përkasin një niveli që është qamet i madh.

Këto lloj qasjesh ti vësh në një estradë, duket një ekzagjerim i madh për vetë estradën. Dhe të mendosh që këta njerëz të marrin në dorë fatet e këtij vendi, financat. imagjinoni vetëm për një moment Lulzim Bashën kryeministër, Kryemadhin ministre Finance dhe Metën ministër të Brendshëm. Është qeveria e çiftit presidencial, Luli është thjesht dhëndri, që e nxjerrim përpara këta tre tjerët. Është goxha djalë, por kur e sheh se kë ka mbrapa o duhet shpëtuar, o duhet lënë ta hanë ata tre. Se i thonë ‘ne të mbajtëm për të shitur, por ti nuk qenke për t’u blerë’. Duhet të flasim dhe për këta individë të dalë nga binarët komplet, që na shfaqen përditë në formën e alternativës, taksirat, por do ta përballojmë”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.