Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çifti shqiptar kërkon azil politik në Irlandë: Jam i persekutuar, PD-ja humbi dhe më kërcënuan

22:57 / May 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irlande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një çift shqiptar kërkoi azil politik në Irlandë me argumentin se në vendin e origjinës u rrezikohej jeta pasi ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Identiteti i saktë i shqiptarit nuk jepet, ndërsa gjykata dhe media i referohen si z. Sula.

Por cfarë deklaroi ai?

Shqiptari u shpreh se në zgjedhjet e 2017 ishte bashkuar me Partinë Demokratike pasi besonte se “do të merrja përsëri pronat që mu morën gjatë diktaturës komuniste”.

Por angazhimi në fushatë, Sula thotë se i kushtoi pasi pretendon se “ishte rrëmbyer dhe kërcënuar nga kundërshtarë politikë të maskuar dhe të armatosur, të cilët e kërcënuan se duhej të linte Shqipërinë”.

Shqiptari tha se më tej se “ndjehej shumë keq psikologjikisht kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet. Disa politikanë që fituan zgjedhjet janë të përfshirë në krim të organizuar dhe mafia”, pretendoi ai.

“Ai nuk po thoshte që të gjithë njerëzit në partinë e tij “janë më të mirët kur bëhet fjalë për këtë, por, siç themi në Shqipëri,” Nuk ka pyll pa derra” citohet Sula.

Rreth dy ditë pas zgjedhjeve, Sula pretendon se “gruaja më thirri e tmerruar duke thënë se dy persona të panjohur e kishin kërcënuar dhe e kishin shtyrë nga autobusi”. Për këtë arsye, çifti tha se ishte drejtuar për azil politik në Irlandë.

Nga kërkimet që bënë institucionet, gjykatësi tha se rezultoi që “Sula ishte anëtar aktiv i Partisë Demokratike dhe se një raport mjekësor mbështeste pretendimin e tij pasi ishte goditur në syrin e djathtë”. Por hodhi poshtë pretendimin e shqiptarit për rrëmbim.

Provat u cilësuan si të palogjikshme, dhe ndoshta edhe joracionale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.