Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çifti ushtarak amerikan akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

18:03 / September 30, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1664552950xcc 790
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjek i ushtrisë amerikane, me gradën major, dhe bashkëshortja, janë paditur për spiunazh në favor të Rusisë.

Jamie Lee Henry, një mjek transgjinor, dhe Anna Gabrielian, akuzohen se po planifikonin të ndanin informacione konfidenciale rreth pacientëve të tyre në një spital ushtarak.

Çifti raportohet se ia ka rrëfyer planin një agjenti të infiltruar të FBI-së se këtë po e bënin pasi ishin të shtyrë nga atdhetarizmi për Rusinë.

Prokurorët thanë se ata donin të ndihmonin qeverinë ruse “që të merrte informacione rreth gjendjes shëndetësore të personave që kishin lidhje me qeverinë dhe ushtrinë amerikane”.

Majori Henry, 39 vjeç, kishte ndërmend të përdorte certifikatat e sigurisë që zotëronte për të marrë të dhënat mjekësore të spitalit “Fort Bragg”, të vendosur në një bazë ushtarake. Gabrielian, 36 vjeç, akuzohet se do të dorëzonte informacionet te pala ruse. Ajo ishte kontaktuar nga një agjent i infiltruar, i shtirur si punonjës i ambasadës ruse.

Nëse shpallen fajtor, dy të akuzuarit mund të qëndrojnë pas hekurave deri në 10 vite secili. Majori Henry është i pari ushtarak në detyrë në SHBA që ka pranuar se është transgjinor. Në vitin 2015, Ushtria amerikane e lejoi që të ndryshonte gjininë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.