Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Çiftit të emigrantëve në Itali u buzëqesh dielli për 2023, 14-vjeçari shqiptar plagoset nga fishekzjarret

16:23 / January 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
itali 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është dhe një vogëlushe me origjinë shqiptare mes dhjetra të porsalindurve në spitalet italiane në natën e ndërrimit të viteve. Quhet Sole e është fëmija e një çifti emigrantësh shqiptarë. Sole lindi në spitalin e Empolit e është vogëlushja e parë e vitit 2023 në këtë qytet.

Por nata e ndërrimit të vitit ka shënuar si çdo vit dhe një numër pesonash të dëmtuar nga hedhja e fishekzjarreve, mes të cilëve dhe një i ri shqiptar 14 vjeç, i cili gjendet i shtruar në gjendje të rëndë e prognozë të rezervuar për jetën.

14-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të rënda në gjymtyrë për shkak të shpërthimit të një fishekjzarri, gjatë festimeve në qytetin e Firenzes e ndodhet i shtruar në spitalin Meyer të këtij qyteti.

Departamenti i Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme Italiane informon se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga festimet gjatë natës së fundvitit, por konfirmohen 180 të dëmtuar, 11 në gjëndje të rëndë e 48 në kurim në gjëndjes spitalore.

Një vit më parë në Itali u shënuan 4 viktima gjatë natës së ndërrimit të viteve ndërsa numri i personave të dëmtuar ka qënë 124 të plagosur, pra më i ulët se 180 të regjistruar sivjet. Fundviti 2022 ka shënuar një rritje të minorenëve të plagosur nga hedhja e fishekzjarreve. Autoritetet italiane informojnë gjithashtu gjatë natës së fundvitit janë arrestuar 35 persona e janë denoncuar 273 për shkelje të ligjit.

Emigrantet foshnje Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

18:34 / November 17, 2025

Trump kërkon 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për montazh të rremë, BBC: S’ka bazë për padi

08:44 / November 17, 2025

Wadephul tur vizitash në Ballkan, DW: Ja çfarë do të thotë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

17:18 / November 16, 2025

Gen Z që po sfidon qeveritë në botë, a mund të përfshihet Europa nga kjo lëvizje?

16:59 / November 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.