Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Çiftja fitore si të Pirros”, shpëtoi burgun, por jo integritetin

19:38 / September 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6D63A275 310B 4597 A12D 5EF37880EF4A 1024x655 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

GJKKO shpalli sot të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja.
Çiftja akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
Sipas akuzës, ajo kishte gënjyer në lidhje me burimin e parave në blerjen e një apartamenti dhe dy parcelave tokë me sipërfaqe rreth 5 mijë metra katrorë.
Qartazi, Çiftja ka luajtur “kumar” me bankën dhe nëse jeta nuk do t’i shkonte vaj dhe nuk do të kishte mundësi për të shlyer kredinë, atëherë banka do ngelej me një copë tokë që në realitet nuk ka vlerë.
Një fakt i tillë pranohet dhe nga gjykata, por që nuk e ka konsideruar si vepër penale. Gjykata ka njoftuar se kontratat janë fiktive, por ato nuk mund të konsideron vepër penale. Edhe pse për vlera më të pakta, ajo ka shkarkuar subjekte të tjerë të rivlerësimit.

Gjyqtari i kthen “borxhin” e vjetër

Ky vendim ngjall dyshime të shumta për një paracaktim të këtij vendimi, aq më tepër se gjykata ka shtyrë disa herë shpalljen e qëndrimit të saj në lidhje me akuzat ndaj Çiftes.
Edhe më i dyshimtë është vendimi kur ai merret nga gjyqtari Erion Bani.
Në seancën paraprake, të zhvilluar gjyqtari Erion Bani pranoi kërkesën e komisioneres Çiftja për të vijuar me gjykim të shkurtuar.
Çiftja shmangu përballjen me provat dhe faktet në gjykatë, duke kërkuar që shqyrtimi të kryhet vetëm mbi leximin e akteve të dosjes nga gjyqtari i çështjes.
Gjyqtari Bani, i shortuar për të shqyrtuar kërkesat paraprake të të pandehurës Çiftja, kishte kërkuar dorëheqjen nga rasti, nën dyshimet për konflikt interesi.
Gjyqtari, më herët, është konfirmuar në detyrë nga një trupë e procesit të Vetingut, ku relatore ishte pikërisht Etleda Çiftja.
Drejtuesja në detyrë e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e rrëzoi kërkesën për dorëheqje.
Në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në rastet e gjykimeve të shkurtuara, gjyqtari i hetimeve paraprake shndërrohet automakisht në gjyqtarin e themelit.
I njëjti Kod parashikon se Gjykata e Posaçme shqyrton çështjet në themel me trupa të përbëra nga tre gjyqtarë.
Nga ky rregull bëjnë përjashtim gjykimet e shkurtuara, të cilat shqyrtohen nga një gjyqtar i vetëm, i njëjti që ka pranuar më herët kërkesën e të pandehurit për këtë lloj gjykimi.Pra, automatikisht vendimi për të vijuar karrierën Etleda Çiftja do të merrej nga gjyqtari Erjon Bani, i cili më herët ka marrë dritën jeshile për të vijuar karrierën nga Etleda Çiftja.
Ndaj dhe vendimi i sotëm nuk ishte aspak surprizë. Nëse Bani do të ishte komisioner i KPK-së dhe Çiftja subjekt rivlerësimi, kjo e fundit do të rrezikonte që të mos ishte pjesë e drejtësisë për të paktën 15 vite. Edhe pse për shkelje shumë herë më të lehta se ato që rëndojnë ndaj Etleda Çiftjes, gjyqtarët janë shkarkuar.
Vendimi i GJKKO për të shpallur të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja ngre pikëpyetje të shumta se si mundet një njeri që ia ka hedhur sistemit duke përdorur akte fiktive të gjykojë pastërtinë e të tjerëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Franca ndalon protestat në disa pjesë të Parisit dhe në Lyon

14:51 / October 22, 2026

Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

14:47 / October 22, 2026

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

14:42 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.