Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cila është çështja e madhe që SPAK-u e ka mbajtur “top secret”? Lala: Janë marrë qindra dokumente në…

21:45 / March 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar sonte në studion e “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka konfirmuar se para disa muajsh janë kryer kontrolle në kompaninë “5D Construction”. Sipas saj, në ambientet e kësaj kompanie janë marrë shumë të dhëna dhe po hetohet për procedurat e tenderimit.

Lala përmendi dhe faktin që hetimet ndaj Monika Kryemadhit e Ilir Metës janë drejt fundit. Megjithatë dosja më e madhe në SPAK thekson ajo, mbeten “Inceneratorët”.

Blendi Fevziu: Cila është çështja më e fortë e korrupsionit që ka SPAK-u në dorë për momentin?

Klodiana Lala: Ka shumë!

Blendi Fevziu: Po më e madhja?

Klodiana Lala: Inceneratorët, “5D”-ja, që është po ashtu një çështje shumë shumë e madhe. Po ta jap lajm dhe po të them që në kompaninë “5D” para pak muajsh është ushtruar kontroll dhe janë marrë qindra dokumente. Është një lajm që nuk është publikuar asnjëherë më parë sepse ka qenë shumë e vështirë për t’u konfirmuar. Por ditën e sotme e kam konfirmuar zyrtarisht nga ana e Prokurorisë, atje janë marrë shumë kompjutera dhe të dhëna. Është mbajtur “top secret”.

Blendi Fevziu: Sot është e konfirmuar zyrtarisht?

Klodiana Lala: Është e konfirmuar. Ka patur një kontroll të detajuar dhe janë marrë bilance të kompanive për të gjithë procedurat tenderuese. Aty janë gjetur shumë të dhëna, se deri ku do shkojë përgjegjësia kjo mbetet për t’u parë sepse unë s’mund të paragjykoj. Pastaj kemi rastin e zonjës Kryemadhi dhe zotit Meta, që hetimet janë drejt fundit. Është rasti i zotit Beqja për dyshimet për abuzime, që të jem korrekte dhe lidhjet klienteliste me farmaci të ndryshme. Dhe zoti Gjiknuri po ashtu bën ecejaket e tij në Prokurori. Presim të shohim rezultatet!

hetime klodiana lala spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.