Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cila është e shkuara e errët e 34-vjeçarit që tentoi dje të vriste ish-gruan

09:15 / July 11, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kleo hysi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale që mund të kishte ndodhur dje në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës, duke kapur në flagrancë me pistoletën me fishek në fole 34-vjeçarin Kleo Hysi.

Ai ishte nisur nga fshati Kalivaç i Tepelenës për të ekzekutuar me armë ish-bashkëshorten e tij me iniciale F.Ç. dhe bashkëjetuesin e saj Isuf Jaçaj.

Policia sqaroi në njoftimin e saj se Hysi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte vendosur nga Gjykata e Sarandës për të, duke detyruar që të mos dilte prej banesës.

 “Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj, me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “On time’”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Kjo pasi 34-vjeçari ka një të shkuar kriminale. Në vitin 2020 ai kishte realizuar grabitjen e një të moshuari, ngjarje për të cilën Hysi edhe u arrestua nën akuzën e “vjedhjes me dhunë në bashkëpunim”.

Asokohe, ai pasi ka dhunuar 91-vjeçarin Dhimitër Papa, i ka vjedhur atij 20 mijë lekë të reja dhe një armë gjahu “Baikal” ruse, me kalibër 12 mm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.