Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Cila është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës? Tabaku “nxjerr zbuluar” kreun e PD-së

22:34 / September 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në një program televiziv, deputetja demokrate Jorida Tabaku, është pyetur se cila është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës, është përgjigjur duke thënë vendosmëria.
“Vendosmëria është gjëja më e tmerrshme e Sali Berishës. Domethënë këmbëngulja më duket diçka që…”, tha Tabaku.

Ajo foli ndër të tjera për disa çështje, përfshirë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, profesionet e lira si dhe për rritjen e pensioneve.
Për hapjen e kapitujve me Shqipërinë në muajin tetor, Tabaku tha se kemi 13 vite që presim dhe se proceson duhet ta ndjejnë qytetarët shqiptarë.

“Unë drejtoj komisionin e çështjeve europiane dhe këshillin e integrimit. Së pari, unë mendoj se është qesharake se për një gjë që duhet të kishte ardhur 13 vite më parë, sot të festohet. Kemi 13 vite që presim, nuk ka vend për triumfalizëm. Shqiptarët kanë nevojë ta ndjejnë procesin e integrimit në jetën e tyre dhe besoj që ka ardhur koha në thelb të këtij procesi të vendosim njerëzit dhe jo politikën”, tha Tabaku.

Për pensionet Tabaku tha: “Unë e shikojnë në dy aspekte. Ndërkohë që 400 mijë janë larguar, Shqipërisë i janë rritur pensionistët me 100 mijë nga viti në vit. Pensioni rritet vetëm 25 lekë në ditë. Është asgjë, qoftë në buxhetin e shtetit, qoftë për buxhetin e pensionistëve. Të rrisësh 25 lekë në ditë pensionin, kur çmimet rriten 30%, nuk e di si quhet e majtë qeveria. Pensionet janë një fushë që qeveria po tregon vetë se ka dështuar, sepse veçse ka hapur një gropë në buxhet, kemi plakje të popullsisë”.

Në lidhje me çështjen e profesionistëve të lirë, deputetja u shpreh duke thënë: “Kemi dorëzuar një projektligj që ka më thelb të tij rumbursimin e pagesës, duke zeruar detyrimet e radhës ose duke i kthyer pas. Është depozituar dhe po kalon procedurën parlamentare. Shpresoj t’i jepet zgjidhje kësaj çështje”.

Berisha jorida tabaku PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026

“Rroftë mememania”, Rama: E vlerësoj kreativitetin e memeve për revolucionin imagjinar të flamingove

09:49 / June 8, 2026

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama publikon pamjet: Rezultat i punës sonë diplomatike

08:11 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.