Deputetet e PD, Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano, gjatë seancës së djeshme plenare në Kuvend, duket se i doli kundër Lulzim Bashës, duke votuar pro grupit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në amendamentin e propozuar nga Gazment Bardhi për ndryshimin e nenit 3 për projektligjin e amnistisë penale, Nebiaj dhe Bano votuan pro, duke bashkuar votat me Rithemelimin.
Teksa kryetarja e Kuvendit hodhi në votim amendamentit e Enkeljd Alibeajt, kartoni i dy deputeteve ishte jeshil, por pas rrëzimit të amendamentit për ndryshim në pikën “ë” të projektligjit, Basha u largua nga Kuvendi.
Amendamenti i propozuar nga Bardhi për projektligjin e amnistisë penale, u miratua me 111 vota pro. Ndërsa amendamenti i Enkelejd Alibeajt është rrëzuar me 72 vota kundër.
Deptuetët që votuan kundër amendamentit të Bardhit, ishin Basha, Bakiu dhe Shehaj.