Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Cilat janë arsyet pse Erdogan nuk pranon hyrjen e Suedisë e Finlandës në NATO?

19:00 / May 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të forconte mbrojtjen e aleancës në verilindje dhe do të shënonte ndryshimin më të madh në peizazhin e sigurisë së Evropës që nga pushtimi rus i Ukrainës. Në këtë kontekst, Bloomberg me analizën e tij përpiqet të hedhë dritë mbi pikat që godasin “të kuqe” për Turqinë dhe pse, kanë dalë kundër. Madje shkuan deri aty sa i cilësuan këto vende “streha terroriste”.

1. Pse kurdët janë të rëndësishëm për Turqinë?

Kurdët janë një popull, gati rreth 30 milionë banorësh dhe një nga grupet etnike më të mëdha në botë, që nuk e kanë shtetin e tyre. Shtëpitë e tyre stërgjyshore janë të ndara midis Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ka luftuar kundër forcave turke që nga mesi i viteve 1980, pasi kërkojnë një rajon autonom për kurdët brenda Turqisë.

2. Cila është politika e Suedisë ndaj kurdëve?

Suedia ka ndjekur prej kohësh politika të respektit për minoritetet brenda dhe jashtë vendit duke përdorur të njëjtën retorikë. Si rezultat, vendi aktualisht pret deri në 100,000 kurdë. Në fakt, në të njëjtin kontekst si vendet e tjera të BE-së, ajo ka kontakte të hapura me disa grupe politike kurde. Megjithatë, sado që Erdogan përpiqet të bindë të kundërtën, Suedia ishte vendi i parë pas Turqisë që e shpalli PKK-në si organizatë terroriste në vitin 1984!

3. Pra, cili është problemi i Erdoganit me Suedinë?

Turqia ka kritikuar zyrtarët suedezë për takimin me politikanët kurdë, duke përmendur një takim midis Ministres së Jashtme Anne Linde dhe Elham Ahmed, i cili përfaqëson PYD-në, krahun politik të YPG-së (në Siri). Po ashtu, kryeministrja Magdalena Andersson u zgjodh në vitin 2021, pjesërisht falë mbështetjes së një ligjvënëse kurde, Amineh Kakabaveh.

4. Çfarë kërkon Erdogan?

Ankaraja i ka bërë thirrje Suedisë që të ekstradojë të dyshuarit e kërkuar nga Turqia me akuza për terrorizëm, diçka që turqit thonë se Suedia deri më tani ka refuzuar ta bëjë. Në këtë kontekst, Turqia dëshiron që Suedia dhe Finlanda të denoncojnë publikisht PKK-në dhe të gjitha degët e saj.

5. A do të “zbatohen” kërkesat nga Suedia?

Suedia mban zgjedhje të përgjithshme në shtator dhe çdo lëvizje që mund të interpretohet si nënshtrim ndaj Erdoganit mund të mos jetë lëvizje e mirë për të “thithur” votën. Qeveria e Anderson ka të ngjarë të rezistojë.

6. Si “përfshihet” Finlanda këtu?

Finlanda është mes zjarresh. Vendi nuk ka strehuar asnjë pakicë kurde, madje politikëbërësit finlandezë thonë se vendi është në përputhje me përcaktimet e BE-së për terrorizëm. Finlanda, ashtu si Suedia, ndaloi eksportet e armëve në Turqi në vitin 2019.

Rruga drejt integrimit

Gjithsesi, të gjitha këto janë ushtrime në letër siç mund të këmbëngulë respektivisht Ankaraja, por edhe anëtarët e NATO-s pritet të ngulmojnë me kalimin e ditëve, duke krijuar kështu një peizazh që Bloomberg e përshkruan si “oborri i ferrit”.

Erdogan nato suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.