Zgjerohet paketa e atyre që do të fitojnë “pagën e luftës” ku do të përfshihen dhe kategori të tjera biznesesh.
Kjo u bë e ditur nga vetë kryemisitri Edi Rama i cili bën të ditur se verifikimi i aplikimeve dhe lëvrimeve të pagave të luftës vijon përditë.
Postimi i Rames:
🟢PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA
🟡 VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS
🔴 BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKINASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHIHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR
*Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim