Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Cilat janë katër shtetet që kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga Eurovisioni

22:48 / September 12, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
izraeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia kanë paralajmëruar tërheqjen nga Festivali Evropian i Këngës (Eurovision), nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të këtij spektakli muzikor, si reagim ndaj luftës në Rripin e Gazës dhe situatës humanitare atje.

Kjo revoltë në rritje brenda vendeve pjesëmarrëse të këtij kompeticioni 69-vjeçar, që pritet të mbahet në maj të vitit 2026 në Vjenë, vjen në një kohë kur reagimet ndërkombëtare ndaj ofensivës ushtarake izraelite kundër Hamasit dhe pasojave në civilët palestinezë po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Të premten, Holanda tha se do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj me përjashtimin e Izraelit, duke i kërkuar Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU), që organizon festivalin, të mos e lejojë këtë shtet të konkurrojë.

Në një deklaratë, transmetuesi publik holandez AVROTROS u shpreh: Nuk mund ta justifikojmë më pjesëmarrjen e Izraelit në këtë situatë, duke pasur parasysh vuajtjet e mëdha dhe të vazhdueshme të civilëve në Gaza.

Izraeli është pjesëmarrës në Eurovision që nga viti 1973, këtë vit u rendit i dyti pas votimit të publikut, duke fituar numrin më të madh të votave nga shikuesit. Kjo nxiti akuza për manipulim nga disa vende pjesëmarrëse. Sipas rregullave të festivalit, rezultati final është një kombinim i votës së publikut dhe jurisë profesionale.

Transmetuesi publik izraelit KAN, i cili ka konfirmuar synimin për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2026, mohoi akuzat për manipulim dhe e konsideroi fitoren e votës popullore të drejtë.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme izraelite reagoi ashpër ndaj këtyre kërkesave për bojkot, duke i cilësuar si “politizim të kulturës dhe antisemitizëm në muzikë” dhe akuzoi Hamasin për zgjatjen e konfliktit.

Transmetuesit publikë kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse janë përgjegjës për përzgjedhjen e përfaqësuesve të tyre dhe transmetimin e festivalit. EBU, nga ana e saj, deklaroi se po zhvillon konsultime me të gjitha vendet anëtare për të adresuar tensionet gjeopolitike përreth festivalit.

“Ne e kuptojmë shqetësimin dhe ndjenjat e thella për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme”, u shpreh EBU. Shtetet pjesëmarrëse kanë afat deri në mesin e dhjetorit për të konfirmuar nëse do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm.

Deklarata e Holandës erdhi një ditë pas asaj të Irlandës, ku transmetuesi publik RTÉ tha se pjesëmarrja në festival do të ishte “e pajustifikueshme” nëse Izraeli nuk tërhiqet, për shkak të “humbjeve të tmerrshme të jetëve në Gaza”.

Irlanda, e cila ka fituar Eurosongun 7 herë, gjithashtu shprehu shqetësim për vrasjen e gazetarëve në Gaza, ndalimin e hyrjes së gazetarëve ndërkombëtarë dhe fatin e pengjeve të mbetura.

Në vitin 2022, EBU përjashtoi Rusinë nga Eurosing, pas pushtimit të plotë të Ukrainës, me arsyetimin se pjesëmarrja e saj “do të dëmtonte reputacionin e festivalit”. Vendet si Irlanda, Spanja dhe Norvegjia njohën shtetin e Palestinës në maj të vitit të kaluar, ndërsa Sllovenia e bëri këtë një muaj më vonë.

Ministri i Kulturës së Spanjës, Ernest Urtasun, u shpreh se nëse Izraeli lejohet të marrë pjesë, vendi i tij do të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes. “Nuk mund të normalizojmë pjesëmarrjen e Izraelit në ngjarje ndërkombëtare sikur nuk po ndodh asgjë”, tha ai. Vendimi përfundimtar për pjesëmarrje do t’i takojë transmetuesit shtetëror RTVE.

Në një deklaratë, transmetuesi publik slloven RTV SLO tha se do të marrë vendimin për pjesëmarrjen në varësi të qëndrimit të EBU-së dhe transparencës së procesit të votimit për edicionin 2026.

Edhe transmetuesi islandez RÚV ka shprehur shqetësime të ngjashme dhe ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes, megjithëse ende nuk ka kërkuar përjashtimin e Izraelit.

Ndërsa NRK, transmetuesi publik i Norvegjisë, deklaroi se nuk planifikon bojkot, por po merr pjesë aktive në diskutimet me EBU-në dhe ka “besim në procesin” që po ndiqet.

eurovisioni izraeli perjashtim Shtetet terheqje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.