Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Cilat janë profesionet e krahut më të paguara në Shqipëri

17:43 / July 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndertim 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për profesionet e krahut për të cilat kanë kërkesë të lartë.

Por konkretisht kush janë ato?

Bumi turistik ka bërë që gjatë kësaj periudhë të rritet ndjeshëm kërkesa për banakierë, kamerierë, kuzhinierë, bariste, të cilët sidomos në zonat bregdetare, nga të dhënat e gjeneruara nga tregu, po paguhen mesatarisht 1300-2000 euro në muaj.

Nga ana tjetër kantieret e hapura në të gjithë vendin kërkojnë punëtorë. Kompanitë e ndërtimit janë detyruar të rrisin pagesat për ustallarët mesatarisht në 70-80 euro dita, duke bërë që pagesa mujore të tejkalojë 1700 euro/ muaj. Kosto e fuqisë punëtore në këtë sektor është pasuar edhe me rritjen e çmimeve të apartamenteve për m2.

Të ndërlidhura me ndërtimin janë profesionet si marangoz, hidraulik, elektricist, të cilët po ashtu kanë pagesa mujore që variojnë  mesatarisht nga  60-70 euro dita, përpos shërbimeve private që kryejnë.

Ndërkohë, referuar të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2024, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar, e regjistruar në rreth 1200 euro në muaj.

Paga më e lartë  mesatare në sektorin privat regjistrohet në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, e cila për këtë periudhë është afro 1340 euro. Pra e thënë ndryshe, të gjitha zanatet  sipërpërmendura të cilat janë fizike dhe nuk janë të lidhura me arsim, tejkalojnë pagën më të lartë mesatare të regjistruar në sektorin privat.

profesion tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.