Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Cilat janë shenjat e horoskopit të sëmura nga xhelozia?

12:54 / May 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aty ku ka dashuri, ka edhe xhelozi, por në rastin e 5 shenjave të mëposhtme të horoskopit xhelozia mund të shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda.

Kështu që përpara se të lini Facebook-un apo Instagramin hapur, mësoni cilat janë 3 shenjat më xheloze të horoskopit:

1.Demi: Nuk mund të mungonte në këtë listë Demi, shenja e cila investon shumë në një marrëdhënie dashurore mirëpo përveç dashurisë, një Dem ofron gjithashtu skena xhelozie. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit.

Shenjat e Demit priren të jenë paksa posesive kur vjen puna tek personat e rëndësishëm për ta, kështu kur xhelozia kafshon, ajo mund të fillojë të bëhet më mbrojtëse se zakonisht, kështu që kujtohu që je me ATË jo me atë vajzën tjetër.

Ajo mund të bëhet pak kokëfortë, gjithashtu, nëse xhelozia shndërrohet në thyerje ndjenjash. Ajo mund të mos shfaqet e inatosur menjëherë, por ajo përfundimisht do të veprojë si e lënduar.

2.Gaforrja: Në përgjithësi, Gaforrja mund të jetë një person disi i dyshimtë. Nuk është gjithmonë e lehtë për të që të hapet, kështu që kur ta bëjë, kjo do të thotë se ajo me të vërtetë ju beson. Kur ajo bëhet xheloze, në të vërtetë mund të duket sikur ajo është më mbrojtëse ndaj jush, sikur të jetë duke dyshuar për tradhëti apo se diçka tjetër po ndodh.

Sidomos në një marrëdhënie të re, një Gaforre mund të jetë pak e pasigurt derisa ajo ta kuptojë që ju interesoheni vërtet për të. Ajo mund të mendojë se xhelozia e saj është thjesht ajo që nuk ka besim në vetvete dhe ajo mund të supozojë se ajo nuk është e mirë mjaftueshëm për ju.

Mënyra më e mirë për ta luftuar këtë është ta dëgjosh kur ajo thotë se dëshiron të flasë; nuk i dihet kurrë se ku do të shkojë biseda me një Gaforre derisa ajo të mund të hapet dhe të shpjegojë atë që e shqetëson.

3.Bricjapi: Për një Bricjap, xhelozia mund të jetë plotësisht dënuese në një marrëdhënie. Së pari, mund të jetë shumë e vështirë për të t’u besojë njerëzve dhe nëse i jep arsye për t’u bërë xheloze, ky është vetëm kremi mbi tortë.

Nëse një Bricjap është lënduar më parë, ndonjëherë mund të presë për më të keqen. Që do të thotë se kur bëhet xheloze, ajo do të arrijë në përfundimin se marrëdhënia mori fund edhe nëse nuk po ndodh asgjë. Duke thënë këtë, është gjithmonë mirë që të jesh i hapur dhe i ndershëm me një Bricjap.

Nëse xhelozia e saj lejon mendjen e saj të endet në skenarë të paimagjinueshme dhe të pavërteta, qëndrimi i saj mund të ndryshojë shumë shpejt. Ajo mund të fillojë të bëhet zemërngushtë dhe të veprojë sikur çdo gjë që thua dhe bën është e pafalshme. Mund të duhet pak kohë për ta qetësuar, por nëse marrëdhënia ia vlen, është e nevojshme për ta bërë.

horsikopi semura shenjat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 13 korrik 2026

08:25 / July 13, 2026

Horoskopi, 11 korrik 2026

08:02 / July 11, 2026

Horoskopi, 10 korrik 2026

08:04 / July 10, 2026

Horoskopi, 9 korrik 2026

08:09 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.