TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023

Deputeti i PDK: Kosova, kriza e dytë e sigurisë në botë pas Ukrainës

23:27 / June 6, 2023

Ja cilët janë të propozuarit e Qeverisë për ambasadorë në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara

23:16 / June 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Cilat janë ZAKONET që ju duhen për një shëndet të mirë

19:23 / January 6, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Studimet shkencore të kryera me kalimin e kohës na kanë lejuar të identifikojmë një larmi të madhe të zakoneve të shëndetshme. Këto janë sjellje që me përsëritjen e përmirësojnë mirëqenien dhe ndërtimin e bazës së rritjes sonë.

Zakonet e shëndetshme për të cilat flasim mund të vendosen në tri nivele: ushqimi i shëndetshëm, stërvitja e vazhdueshme fizike dhe marrëdhëniet e shëndosha shoqërore.

Duke marrë këto tri grupe si një referencë, është e mundur të përvijohen disa shprehi të shëndetshme, të përcaktuara si të tilla nga shkenca.

3 zakone të shëndetshme sipas shkencës.

  1. Ushqimi

Një nga gurët themelorë të një stili të shëndetshëm jetësor është adoptimi i disa zakoneve të mira ushqimore. Njëra prej tyre bazohet në përmasat e gjellëve që përgatisim. Kur përgatisim një meny, na duhet të sigurohemi se dimë sasinë e kalorive që na nevojiten. Një truk është që të marrim grushtin tonë si një njësi matëse, porcionet nuk do të duhet të kalojnë përmasat.

Nga ana tjetër, dieta mesdhetare, megjithëse mund të duket e paqartë, është një nga planet më të shëndetshme të të ngrënit që ekziston. Ushqimi pesë herë në ditë duke shpërndarë sasitë e duhura dhe duke i bazuar gjellët në përbërës si perimet cilësore dhe vaji i ullirit do t’ju ndihmojë të ndiqni një dietë më të shëndetshme.

Një këshillë e tretë e lidhur me ushqimin është të mos blejmë ushqime kur jemi të uritur. Në këtë mënyrë do të shmangim rënien në tundimin për të blerë ushqime jo të shëndetshme, duke kursyer edhe në aspektin e parave. Së fundi, shmangia e pijeve të gazuara, qofshin ato të lehta, zero ose dietike, është një zakon i shkëlqyer ushqimor. Këto produkte janë të lidhura drejtpërdrejt me shëndoshjen, pasi përmbajtja e lartë e sheqerit është armike e një diete të ekuilibruar.

  1. Rëndësia e ushtrimit fizik

Adoptimi i zakonit të shëndetshëm për kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë është thelbësor për një mënyrë jetese të shëndetshme. Është një nga zakonet më të rekomandueshme shëndetësore për efektet që ka në trup:

Redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, tensionit të lartë të gjakut, osteoporozës, diabetit dhe obezitetit.

Mban nyjet, tendinat dhe ligamentet fleksibël, duke na ndihmuar për të lëvizur më lehtë dhe reduktuar gjasat e lëndimit.

Redukton efektet e plakjes.

Promovon mirëqenien mendore duke parandaluar depresionin.

Zvogëlon nivelin e stresit dhe ankthit.

Rrit energjinë dhe forcën fizike.

Përmirëson cilësinë e gjumit.

Përshpejton metabolizmin, duke na lejuar të ruajmë një peshë ideale gjatë një periudhe afatgjatë.

Çdokush mund të përfitojë nga një veprimtari e vogël fizike e rregullt, në të gjitha moshat. Natyrisht ju duhet të merrni parasysh kufijtë tuaj dhe, në rast dyshimi, këshillohuni me një specialist i cili këshillon ushtrimet më të mira për karakteristikat tuaja fizike.

  1. Marrëdhëniet shoqërore

Ne jemi qenie shoqërore, dhe një aspekt themelor i jetës sonë është të lidhemi me të tjerët. Për të gëzuar marrëdhënie të shëndosha shoqërore, njerëzit duhet të zgjidhen me kujdes.

Grupi i miqve

Një jetë shoqërore e shëndetshme përfshin zgjedhjen e miqësive që na lejojnë të evoluojmë në një nivel personal. Një praktikë e mirë mund të jetë për të kërkuar shokë në mjedise ku ndihemi të qetë, si në vendin ku bëjmë një aktivitet që na pëlqen. Kjo do të na lejojë të takojmë njerëz me të cilët i ndajmë interesat, mësojmë prej tyre dhe zhvillojmë hobet tona.

Një lidhje e përbashkët do të jetë e dobishme për të krijuar një marrëdhënie më të mirë miqësie. Nga ana tjetër, është gjithashtu e rëndësishme të mbështetemi tek njerëzit që na përkrahin emocionalisht. Një mik duhet të jetë në gjendje të na ndihmojë në kohë nevoje, për të shmangur drejtimin në marrëdhënie jo të shëndosha ose bashkëvarësi.

Marrëdhëniet e punës janë gjithashtu të rëndësishme për një jetë të shëndetshme shoqërore. Të kesh një marrëdhënie të mirë me kolegët do të përmirësojë ambientin e punës dhe do të na ndihmojë të ndihemi më të arrirë dhe të vlerësuar në një nivel profesional. Kjo, nga ana tjetër, do të na japë më shumë shanse për të arritur sukses dhe promovim, duke rritur vetëvlerësimin tonë. Marrëdhëniet shoqërore janë pra një shtyllë në bazë të çdo zakoni të shëndetshëm. Krijimi i miqësisë së shëndoshë dhe të thellë do të na ndihmojë të ndërtojmë besimin tek ne.

marredheniet shendeti Shkenca zakonet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

21:59 / June 5, 2023

Cili është arrori më i mirë për shëndetin sipas dietologëve?

22:53 / May 5, 2023

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive. Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

21:38 / April 16, 2023

Keni miq por ndiheni të vetmuar? Shkenca e ka një përgjigje

22:57 / April 14, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023

Ja sa vite burg rrezikon të dënohet ish kryebashkiaku Vangjush Dako

22:05 / June 6, 2023

Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të prokurorit që e çoi Vangjush Dakon në pranga

21:55 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

9 këshilla për t’i bërë për vete njerëzit

23:59 / June 6, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023

Dhunë dhe torturë ndaj qytetarëve, arrestohen pesë oficerë policie

23:38 / June 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.