Rei Bezhani është një këngëtar jo shumë i njohur për publikun, ndërsa ajo një prej ikonave të muzikës së lehtë e asaj popullore e qytetare shqiptare, të cilët janë bërë bashkë për të sjellë një bashkëpunim shumë interesant.

Irma Libohova dhe Rei Bezhani ishin të ftuarit e ditës së sotme në programin “Rudina” ku rrëfyen se si lindi kënga “Peng” mes dyshes që së largu duket se nuk kanë asnjë lidhje. Ka qenë Rei ai që e ka ftuar artisten e madhe për t’u bërë pjesë e duetit dhe për habinë e tij, Irma pranoi menjëherë.

Ky “Peng” është një këngë me ritme të ngrohta verore, paksa melankolike, që me shumë mundësi do të kthehet shumë shpejt në këngën e preferuar për të gjithë ata që ndoshta e kanë nje histori te mbetur peng! /Bordo/