Gazetarët investigativë shqiptarë kanë vendosur që të futen më thellë në celulën terroriste që u zbulua ditën e sotme nga Policia Shqiptare.
Në një status në rrjetet sociale, gazetari Elton Qyno lëshoi bombën teksa zbuloi se ka qenë një pronar televizioni që ka paguar garancinë për t’u liruar Turgut, dhe se këto lidhje duhen hetuar.
“Tani është vonë,por më mirë vonë se sa kurrë duhet të hetohen lidhjet e tij me një biznesmen televizioni në Shqipëri që doli garant për lirimin e tij nga qelia,garanci e cila tërboi autoritet e drejtësisë gjermane të asaj kohe,”- shkruante Qyno në rrjetet sociale.
Menjëherë pas këtij reagimi gazetarja Klodiana Lala pyet nëse kanë nisur hetimet për këtë biznesmen.
“A po hetohet biznesmeni dhe lidhjet e tij me politikën????”- shkruan Lala në një status në rrjetet sociale.
or kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje as nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Në një lidhje live në emisionin “Real Story”, Veliu nuk preferoi të komentonte çështjen e hetimit të biznesmenit teksa u shpreh se strukturat e shtetit janë të fokusuara në hetimin e Turgut.
“Sot jemi për të komentuar angazhimet tona në llidhje me këtë celulë. Unë dua të theksoj edhe njëherë që hetimet tona janë fokusuar rreth TURGUT-it pasi është një person me rrezikshmëri të lartë. Në njoftimin për media është thënë se Turgut është pjesë e kësaj celule. Ai është një person me shumë rekord, një person i dënuar për drogë disa herë,”– tha Veliu.